Më 10 mars mbahet ankandi i dytë i Letrave me Vlerë për vitin 2023

09:13 | 3 Mars 2023
A. B.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 10 mars 2023 do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2023, ku do të emetohen Obligacione me maturitet dyvjeçar në shumën prej 30 milionë euro.

Me anë të një komunikate për media bëhet e ditur se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (dy vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Po ashtu lidhur me detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, luten të interesuarit që të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme