Studentët e vitit të parë nuk do të fillojë ligjëratat për shkak që akoma nuk ka përfunduar procesi i regjistrimit.
Më 1 tetor do të fillojë viti i ri akademik në universitetin më të madh publik.
Por kësaj radhe jo për të gjithë.
Studentët e vitit të parë në Universitetin e Prishtinës, pritet të fillojnë studimet më vonë për shkak se akoma nuk ka përfunduar procesi i regjistrimit.
Megjithatë objektet e fakulteteve do të qëndrojnë të zbrazëta.
Kjo pasi që ligjëratat priten të mbahen edhe tani virtualisht.
Ndonëse ka vonesa për shkak të procesit të regjistrimit, Bytyqi thotë që edhe studentët e vitit të parë pritet që të fillojnë ligjëratat pjesën e dytë të tetorit.
E përgatitjet për të filluar vitin e ri akademik kanë përfunduar në Fakultetin Juridik.
Dekani i këtij fakulteti po thotë që kjo mënyrë e mbajtjes së ligjëratave ka qenë mjaft e përshtatshme për studentët e mësimdhënësit.
Sipas Gashit, për studentët e vitit të parë, zgjidhja më e mirë është nëse zgjatet semestri, në mënyrë që të kompensohen ligjëratat e humbura.
Që nga fillimi i pandemisë, në Universitetin e Prishtinës të gjitha ligjëratat janë mbajtur virtualisht, për të parandaluar përhapjen e COVID-19./T7
Ballkani Perëndimor, Kosova vendi me më së paku zjarre në py...
Fillojnë përgatitjet për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren
Presidenti i zgjedhur Trump sinjalizon për shtyrjen me 90 di...
Top 12 kontratat më të mëdha në histori të futbollit
Aksident në aksin Vlorë-Fier, makina del nga rruga, plagoset...
Gresa pas daljes nga BBVK: Dola padrejtësisht nga ajo shtëpi