Qeveria e Kosovës më 1 janar do të organizojë udhëtimin e parë pa viza për fituesit nga kuizi i BE-së.
Sipas njoftimi, prezent do të jenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe ministrja e Punëve të Jashtme Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, përcjell Arbresh.info.
Me datë 1 janar 2024, Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të fushatës informuese, organizon udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuiz-i i BE-së. Me këtë rast, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, do të urojnë dhe përshëndesin qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza, dhe do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftimin për media.
Konferenca do të mbahet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nga ora 10:30.
20 raste të vjedhjeve gjatë javës që shkoi në rajonin e Feri...
Haradinaj: Në numrin 137 është fitorja e Kosovës.
Mbi 3 orë pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova
Kongresi amerikan do të certifikojë fitoren e Trumpit në zgj...
Muçi nis vitin me gol, Seferi dhe Bajrami shërbejnë asiste
Kiara vendos emrin e Luizit në tabelat e veturës