Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, tha se rasti i parë në Kosovë me koronavirus ka mundur të jetë më 1 janar në Kosovë.
“Instituti Kombëtar e ka marr informatën me 31 dhjetor. Instituti kombëtar ka ngritur vigjilencën në shkallen më të lartë për tu mbrojtur nga kjo epidemi. Praktikisht rasti i parë ka mundur të jetë në Kosovë me 1 janar, pse nuk është shfaqur ka shumë arsye sepse ne jemi larg kinës gjeografikisht. Dhe ne e kemi ditë ketë, prandaj në Aeroportin e Prishtinës kemi ofruar ndihmë, dhe janë ndërmarr të gjitha masat e kontrollit që të kontrollohen udhëtarët”, tha ai, raporton portali arbresh.info.
Ai tha se prej dje kanë filluar prej dje porosinë tjetër të kontingjentit të materialeve për koronavirus.
“Ne kemi filluar prapë prej dje porosinë tjetër të kontingjentit të materialeve për koronavirus, është përzier gripi sezonal me koronavirusin ne kemi rekomanduar që të kemi kujdes në diagnostikim. Tani jemi shumë të qetë me laboratorë”, tha ai./arbresh.info/
Bentacur pëson lëndim të rëndë
Kampionia bie për herë të dytë në Prizren këtë sezon
Zyrtari amerikan pritet në takim nga Rama: Integrimi në BE, ...
Kader Kicaj publikon pamje nga festa e ditëlindjes
Bora vazhdon shkëlqimin, triumfon ndaj Yllit në kryeqytet
“Mos prek me dorë”, tensionohet situata mes Gjestit dhe Gert...