Google ADS

Më 09 nëntor 2023 do të mbahet ankandi i dhjetë i letrave me vlerë për vitin 2023

09:33 | 2 Nëntor 2023
L G

Më 9 nëntor do të mbahet ankandi i dhjetë i letrave me vlerë për vitin 2023

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, raporton Arbresh.info.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 09 nëntor 2023 do të mbahet ankandi i dhjetë për vitin 2023. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës./Arbresh.info/

Të ngjashme