Ministria e Drejtësisë ka sqaruar se janë të pabazuara shkrimet e ditëve të fundit se Projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme privon palët nga shkallshmëria e ankesës dhe shpreh besimin se në seancën e nesërme Kuvendi i Kosovës do ta miratojë këtë projektligj.
Në një komunikatë për media thuhet se Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme vepron si gjykatë dyshkallëshe dhe se vendimet e Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme, si pjesë e Gjykatës Supreme, nuk mund të jenë objekt i asnjë shkalle të mëtejshme të ankimimit, përveç se objekt i trajtimit nga Gjykata Kushtetuese, e cila garantohet nga paragrafi 15 i nenit 9 të Projektligjit në fjalë.
MD përkujton se sipas Ligjit për Gjykatat, Dhoma e Posaçme është pjesë e Supremes si dhe duke marrë për bazë specifikat dhe procedurat e veçanta që zhvillohen në këtë institucion gjyqësor, mungesa e mjeteve të jashtëzakonshme juridike nuk përbën shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë.
Ky qëndrim, sipas kësaj ministrie, është vërtetuar edhe nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, gjatë trajtimit të mëhershëm të pretendimeve të ngjashme.
“Nga ana tjetër, projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme jo vetëm se mundëson kalimin e kompetencave të plota tek gjyqtarët vendorë por njëkohësisht ofron alternativa konkrete që rrisin efikasitetin e punës së Gjykatës dhe shtojnë nivelin e llogaridhënies së gjyqtarëve për punën e tyre”, thuhet në sqarim.
Për më tepër, Ministria e Drejtësisë njofton se përmes ndryshimeve strukturore dhe organizative janë ndërmarrë masa për zbatimin e parimeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për një gjykim brenda një intervali të arsyeshëm kohor.
“Këto ndryshime kanë si synim bazë rritjen e efikasitetit në zgjidhjen e kontesteve dhe reduktimin ndjeshëm të numrit të lëndëve të grumbulluara, që rezulton me zhbllokimin e fondeve të privatizimit dhe ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit. Ministria e Drejtësisë është e bindur se gjatë seancës së nesërme deputetët do të vënë interesin e vendit mbi të gjitha dhe do ta miratojnë këtë Projektligj”, përfundon sqarimi i Ministrisë së Drejtësisë.
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...