Ministria e Drejtësisë, përmes një komunikate për media njofton qytetarët se, duke u bazuar në mandatin ligjor të saj, ka ndërmarrë masa të nevojshme për t’i dhënë mundësi hetimit të pavarur dhe të pandikuar në lidhje me rastin e fundit të arratisjes nga QKUK-ja, të një personi në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
“Duke shfrytëzuar mandatin ligjor, janë marrë masat për fillimin e hetimit të përgjithshëm si nga ana e policisë, inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë dhe
komisionit hetues në nivel ministrie. Paralelisht me këtë, janë suspenduar nga puna deri në përfundimin e hetimeve, U.D e Drejtorit të Qendrës Korrektuese të Dubravës, si dhe dy oficerë përgjegjës për rastin.
Ministria e Drejtësisë është e vendosur që çdo parregullsi në fushën e drejtësisë dhe mekanizmave të saj të adresohet në përgjegjësi zyrtare dhe ligjore, në mënyrë që të rritet përkushtimi dhe efikasiteti i zbatimit të ligjit dhe të parandalohet çdo keqpërdorim i mundshëm gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht rrethanave dhe
arsyeve”, thuhet në njoftimi./arbresh.info/
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA