Ministria e Drejtësisë, ka reaguar ndaj komunikatës së Këshillit Prokurorial të Kosovës, të cilët kanë thënë se bashkëpunimi me këtë ministri është i pamundur nëse nuk distancohen nga deklarata e zv.ministrit Sallahu, i cili kishte thënë se prokurorët janë të lidhur me krimin.
Në reagimin e MD-së, duke komentuar edhe largimin e anëtarëve të KPK-së, nga takimi i Grupit Punues për Plotësim ndryshimin e Ligjit, ka thënë se ata janë të vendosur reformat në drejtësi , pavarësisht përpjkeve për pengim.
Reagimi i plotë:
Ministria e Drejtësisë e vendosur në vazhdimin dhe kompletimin e Reformës në Drejtësi pavarësisht tendencave për të penguar atë
Ministria e Drejtësisë sot ka mbajtur takim me Grupin Punues për Plotësim ndryshimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Diskutimi nga grupi punues është fokusuar në dhënien e rekomandimeve konkrete dhe kontributit profesional nga ana e anëtarëve të grupit punues në drejtim të përmirësimit dhe kompletimit të draftit punues.
Gjatë takimit, me theks të veçantë është diskutuar për numrin a anëtarëve të KPK-së, nga 13 në 7, mënyrën e përfaqësimit si dhe mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të KPK-së por edhe çështje të tjera të rëndësishme, me ç’rast diskutimi dhe kontributi i anëtarëve që ishin pjesë e diskutimit, ishte mjaft frytdhënës.
Tutje, për publikun është në interes ta dijë të vërteten mbi atë që u deklarua në media për këtë takim dhe vet reagimin e KPK-së lidhur me këtë takim.
Në fillim të takimit, nga anëtari i KPK-së, zëvendës Kryesuesi i KPK-së z. Veton Shabani, përfaqësues në grupin punues, u lexua një deklaratë e përbashkët e KPK dhe Prokurorit të Shtetit, në të cilën kushtëzohej bashkëpunimi i KPK-së me Ministrinë e Drejtësisë. Pas leximit të deklaratës së tillë, përfaqësuesit e sistemit prokurorial lëshuan takimin ndërsa grupi punues vazhdoi punën.
Kjo qasje nuk është asgjë më shumë përveç se shpërfaqje e mungesës së vullnetit të këtyre të fundit që të merren me adresimin e problemeve që realisht ka sistemi prokurorial dhe gjithashtu shpërfaqë mungesën e veprimit të KPK-së në drejtim të zgjedhjes së problemeve brenda sistemit.
Shqetësuese tutje mbetet fokusi i përfaqësuesve të sistemit prokurorial në reagimet e shpejta ndaj Ministrisë së Drejtësisë, përderisa në anën tjetër çdo ditë publikohen detaje inkriminuese që paraqesin dyshime për vepra penale, e të cilat do të duhej të ishin fokus i sistemit prokurorial, për çka janë të mandatuar me Kushtetutë dhe ligj.
Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar dhe e vendosur në vazhdimin dhe kompletimin e reformave në sistemin e Drejtësisë në drejtim të ngritjes së llogaridhënies dhe rezultateve dhe gjithashtu, në kthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e Drejtësisë.
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola