MD dhe KOMF nënshkruajnë Marrëveshje bashkëpunimi, në interes të fëmijëve dhe të miturve në Kosovë

15:20 | 28 Tetor 2021
A. B.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Drejtoresha Ekzekutive e KOMF Donjeta Kelmendi nënshkruan sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit me qëllim të kontributit të përbashkët për interesin më të mirë të fëmijëve dhe të miturve në Kosovë.

Kjo Marrëveshje synon bashkëpunimin reciprok ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) për kontribuimin në hartimin e politikave dhe legjislacionit për fëmijët, si dhe monitorimin e zbatimit të masave dhe dënimeve të shqiptuara ndaj të miturve dhe fëmijëve, të cilat ekzekutohen dhe mbikëqyren nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Shërbimi Sprovues i Kosovës (SHSK). /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme