Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi në USAID.
“Unë nuk mund të parashikoj se cilat do të jenë politikat e presidentit të sapozgjedhur – megjithëse të gjithë kemi kaluar nëpër administrata të shumta së bashku, në fakt, pesë presidenca të ndryshme, duke përfshirë edhe administratën e presidentit Trump – dhe mund të them se marrëdhënia nuk është lëkundur. Përkushtimi ynë, përkushtimi i popullit amerikan ndaj popullit të Kosovës ka vazhduar, dhe kam besim të plotë se do të vazhdojë kështu”, ka deklaruar ajo për Radio Evropa e Lirë.
“Unë nuk parashikoj që Shtetet e Bashkuara do ta ndryshojnë pozicionin dhe punën e tyre ndaj të gjithë partnerëve tanë evropianë, e kjo vlen edhe për Kosovën”.
McKee, e cila po viziton Kosovën me rastin e 25-vjetorit të punës së USAID-it në Prishtinë, thekson se prioritetet e USAID-it në të ardhmen do të fokusohen në ofrimin e ndihmës për Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike, në tranzicionin drejt një energjie më të gjelbër dhe të rinovueshme dhe në konsumimin e mundësive ekonomike.
Duke folur për arritjet e Kosovës në 25 vitet e fundit, ajo tha se ky evolucion, ky transformim ka qenë i jashtëzakonshëm.
“Kur erdhëm këtu për herë të parë, kuptohet se angazhimi ynë kishte të bënte me tejkalimin e pasojave dhe rindërtimin, dhe nëse shikojmë nga këndvështrimi aktual, gjatë këtyre dy vjetëve që unë e ushtroj këtë detyrë dhe tri vizitave që tashmë kam bërë në Kosovë, përparimi ka qenë mahnitës”.
“Përtej tejkalimit të pasojave dhe rindërtimit, është punuar në ndërtimin e një të ardhmeje të jashtëzakonshme, ndërtimin e institucioneve demokratike, krijimin e vendeve të punës, gjithnjë me shikim drejt një të ardhmeje euroatlantike, duke parë shpresën dhe mundësitë në fytyrën e secilit kosovar dhe duke u siguruar që partneriteti ynë të mbetet i fortë”, deklaroi McKee.
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...