Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister ka kërkuar nga Serbia që të vazhdoj përpjekjet për pajtim pavarësisht vendimeve që i ka marrë Kosova për taksën doganore.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister, ka kërkuar nga Serbia që pavarësisht vendimeve të Kosovës, të vazhdojë dialogun dhe të ndjekë politikën e pajtimit, transmeton lajmi.net.
“Është e qartë se vendimi i Kosovës për të taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s dhe se ky është një sinjal i qartë kundër frymës së bashkëpunimit të mirë fqinjësor në mes të Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi sot McAllister.
McAllister po ashtu ka thënë se është i vetëdijshëm për situatën aktuale që është krijuar në mes të Kosovës dhe Serbisë, por që sipas tij, dialogu në Bruksel është i vetmi vend ku mund të adresohen të gjitha çështjet dhe shqetësimet.
Ai gjithashtu deklaroi se Serbia do të hapë tre kapituj të rinj në dhjetor, por shtoi se vendimi përfundimtar do të merret nga vendet anëtare të BE.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...