McAllister: Takimi i Berlinit do të kontribuojë në vazhdimin e dialogut

18:23 | 17 Prill 2019
Arbresh.info

Raportuesi i Serbisë dhe kryetari i Komisionit Evropian për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, pret që takimi i Berlinit të kontribuojë për vazhdimin e dialogut.

Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet më 29 prill në Berlin, do të kontribuojë edhe në vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kështu është shprehur, David McAllister, raportues për Serbinë dhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme i Parlamentin Evropian, transmeton lajmi.net.

McAllister ka thënë se vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi është qëllimi i përbashkët i Bashkimit Evropian.

“Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të jetë pjesë e Samitit së Berlinit, por kjo temë nuk do të zëvendësoj aktivitetet e parapara në këtë Samit. Qëllimi ynë i përbashkët është të vazhdojmë dialogun”,  tha McAllister, për “Tanjug”.

McAllister po ashtu ka thënë se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, do të vazhdojë ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe se Samiti i Berlinit pret që të kontribuojë në vazhdimin e këtij dialogut dhe mbështetjen e Mogherinit dhe diplomacisë së BE-së dhe ekipin e saj, për siç tha ai, punën e mirë dhe të vështirë.

I pyetur nëse në mënyrë që të vazhdojë dialogu Serbia mund të përballet me idenë e vazhdimit të dialogut pa heqjen e taksës, McAllister ka vlerësuar se vendimi i Kosovës për të vendosur taksën prej 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, është pengesa kryesore e vazhdimit të dialogut, transmeton më tutje lajmi.net.

“Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë të Kosovës gjithmonë e kanë qenë pasur të qartë kërkesën për shfuqizimin e këtij vendimi”, ka theksuar McAllister.

Ai tha gjithashtu tha se, përveç liderit të bllokut perëndimor të gjashtë, zyrtarët e Kroacisë, Sllovenisë, Komisionit Evropian dhe Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm gjithashtu do të marrin pjesë në takimin e Berlinit për të demonstruar edhe një herë siç tha ai “një angazhim të qartë të Berlinit dhe Paris në Ballkanin Perëndimor”.

“Kam besim se të gjithë bashkëbiseduesit do të shfrytëzojnë këtë mundësi për të diskutuar situatën e përgjithshme në rajon, stabilitetin politik dhe ekonomik të Ballkanit Perëndimor, por edhe për çështje konkrete si ndërlidhja e infrastrukturës, e cila është prioritet i axhendës gjermane”, theksoi McAllister.

Kujtojmë se më 29 prill në Berlin, Kosova do të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme