Mbyllja e shkollave në komunën e Kamenicës po përcillet me polemika të shumta.
Prindërit janë ata që po e kundërshtojnë këtë reform të inicuar nga kryetari Qëndron Kastrati, ndërsa ky i fundit refuzon të tërhiqet, madje ka paralajmëruar se për këtë rast do t’i drejtohet edhe Gjykatës.
Kundërshtimi për mbylljen e këtyre shkollave është përcjellë edhe me protesta.
Hiç me pakë se ditën e djeshme banorët e Busavatës dhe Krilevës së Kamenicës kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për të kundërshtuar mbylljen e katër shkollave në këtë komunë.
Madje prindërit në fshatrat Busavata dhe Krilevë nuk janë duke i lejuar fëmijët e tyre që të vijojnë mësimin në shkollat ku u është përcaktuar me vendimin e komunës.
Nxënësit e tri shkollave të cilat ishin në Krilevë tashmë do t’i ndjekin mësimet në “SHFMU “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë.
Ndërsa, nxënësit e shkollës “Hasan Prishtina” në Busavatë do t’i vijojnë mësimet në shkollën “Fan.S. Noli”.
E mos dërgimi i fëmijëve në shkollat ku është përcaktuar nga Komuna, ka bërë që këtë të fundit t’i drejtohen edhe Gjykatës.
Në një përgjigje me shkrim për lajmi.net nga zyra për media e Komunës së Kamenicës kanë thënë se sipas ministrisë, nxënësit rrezikojnë që të humbin vitin, prandaj siç thonë ata nuk u mbetet rrugë tjetër përpos t`i drejtohen Gjykatës.
“Komuna ka bërë përpjekje që përmes diskutimeve me banorët dhe prindërit, të cilët janë takuar disa herë, t`ia bëjë të njohura përparësitë e riorganizimit të sistemit arsimor për nxënësit. Sipas Ministrisë, nxënësit rrezikojnë të humbin vitin. Neve nuk na mbetet rrugë tjetër përpos t`i drejtohemi Gjykatës, për shkak se Ligji përcakton që shkollimi i obligueshëm është përgjegjësi e përbashkët e komunave, prindërve dhe jo vetëm”, thuhet në përgjigjen e komunës së Kamenicës.
Po ashtu ata thonë se qëndrimi mbi riorganizimin e arsimit në Komunën e Kamenicës është i pandryshueshëm dhe është një nga çështjet ku nuk ka kompromis.
Në anën tjetër gjatë ditës së djeshme, përfaqësuesi i prindërve të fshatit Busavatë, Feim Maliqi gjatë protestës, ka thënë se prindërit janë shantazhuar nga kryetari i Kamenicës vetëm pse po insistojnë që shkollat mos të mbyllen.
Maliqi tha se si prindër në shenjë proteste kanë marrë vendim që fëmijët e tyre të mos vijojnë procesin mësimor.
Por, së atyre u është bërë shantazh e kanë mohuar në komunë e Kamenicës.
“Ndërkaq sa i përket pyetjes suaj për shantazhim, nuk është e vërtetë!”, thuhet në përgjigjen e kësaj komune.
Kujtojmë se vendimi i kryetarit të komunës së Kamenicës, është kundërshtuar fuqishëm edhe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK). Ata madje patën paralajmëruar edhe grevë në rast të implementimit të kësaj reforme.
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...