Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka reaguar pasi kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e akuzoi Qeverinë për inspektorët të cilët i mbyllën disa lokale në këtë qytet. Haziri e quajti inspektoratin e AUV-it si “njësi ndëshkuese të Qeverisë”, derisa aksionin e tyre e cilësoi “represion për mbyllje të dhunshme të lokaleve”.
AUV-i, përmes një reagimi në facebook thotë se Qeveria s’ka kompetenca që të ndërhyjë në procesin e shqiptimit të dënimeve.
Postimi i plotë:
“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka kompetenca për të ndërhyrë në procesin e shqiptimit te dënimeve ndaj personave konkretë, fizikë apo juridikë, nga inspektorët e AUV-it apo zyrtarët e Policisë së Kosovës për shkeljet e masave anti-Covid. Në vend të kësaj, ekzistojnë procedura të qarta ligjore përmes të cilave secili person i tillë mund të ushtrojë të drejtën e ankimimit ndaj dënimeve që prentendohet të jenë të kundërligjshme. Çdo tentim për ta fajësuar apo shantazhuar Qeverinë lidhur me këtë çështje s’është asgjë përveçse përpjekje për të përfshirë nivelin qëndror në fushatën e zgjedhjeve lokale nga kryetari aktual e në shërbim të tij”, thuhet në reagim.
Ndryshe kryetari i Gjilanit, shkroi mbrëmë se disa biznese në këtë komunë u ndëshkuan nga “njësitë e Qeverisë”, sipas tij, pa asnjë arsye të qëndrueshme ligjore./arbresh.info/
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...