Mbyllja e grupit “Albkings”, Kusari: Duhet të dënohen maksimalisht

13:46 | 30 Maj 2024
K.B

Juristja e mediave, Flutura Kusari i është gëzuar lajmit për arrestimin e administratorëve të grupit “Albkings”.

Kusari me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se ky rast të shërbejë në rritjen e sigurisë së gazetarëve.

“Bravo Prokuroria Themelore e Prishtinës për hetimet dhe arrestimet ne lidhje me grupin Albkings.
Nder të tjera, ky rast shërben në rritjen e sigurisë së gazetareve, të cilit kishin shenjestruar ne mënyrë të tmerrshme gazetaret Ardiana Thaqi vetëm e vetëm se pati guximin t’i raportoje”, ka shkruar ajo, shkruan Arbresh.info

Ajo ka thënë se ata ( të arrestuarit) duhet të qëndrojnë në paraburgim, sepse janë të rrezikshëm për shoqërinë dhe duhet të dënohen maksimalisht.


Prokuroria Themelore në Prishtinë ka mbajtur konferencë për media në të cilën ka shpalosur detaje lidhur me rastin e grupit “Albkings” .

Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Zejnullah Gashi ka thënë se prokuroria ka arrit me sukses të gjurmojë se ka arrestuar te gjithë kryesit e veprave penale te vjedhjes se identitetit. Falë bashkëpunimit të ngushtë është arritur që ky rast delikat të arrestohen të gjithë kryesit brenda një afati të shkurtë kohor.

Në mesin e shtatë personave të arrestuar që ishin administratorëve të grupit famëkeq “Albkings”, është edhe një grua.

Kështu ka bërë të ditur prokurorja e rastit, Erza Bajrami-Kastrati, ka thënë se është arrestuar edhe një grua, e cila ka qenë administratore.

Ajo tha se ndaj saj është caktuar masa e paraburgimit e cila është ndaluar edhe për dy muaj.

“Është arrestuar edhe administratori kryesor të cilit i është përkundër veprimeve tona, grupi është hapur edhe dy herë të tjera pas mbylljes, megjithatë është mbyllur përfundimisht”, tha ajo para mediave, shkruan Arbresh.info

Ajo theksoi se rasti është duke u hetuar, si dhe ka bërë thirrje të gjithë atyre që të raportojnë nëse kanë një rast të tillë./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Mbyllet përfundimisht grupi “Albkings”

Të ngjashme