Google ADS

Mbyllet sezoni i gjuetisë në Kosovë

16:13 | 4 Shkurt 2019
Arbresh.info

Sezoni e gjuetisë për sezonin dimëror do të mbyllet të premtën, më 8 shkurt.

Përmes një komunikate për media, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka treguar se sezoni i gjuetisë mbyllet për të gjitha llojet e kafshëve të egra në tërë territorin e Kosovës.

Kjo si pasojë e zvogëlimit të numrit të këtyre kafshëve dhe degradimit të habitateve natyrore.

“Mbyllja e sezonit të gjuetisë është bërë me kërkesën e Departamentit të Pylltarisë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i cili departament ka vlerësuar se ka zvogëlim të kafshëve të egra, krejt kjo si pasojë e gjuetisë ilegale, degradimit të habitateve natyrore e sidomos pyjeve, kushteve të pavolitshme klimatike dhe për shkak të menaxhimit joefikas të faunës së egër”, thuhet në njoftimin e MBPZhR-së.

Sipas këtij njoftimi, këtë vendim obligohet që ta zbatojnë Agjencia Pyjore e Kosovës, Federata e Gjahtarëve të Kosovës, menaxherët e vendgjuetive, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe Drejtoritë Komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme