Është mbyllur seanca e sotme gjyqësore ndaj të akuzuarit pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Salih Mustafa.
Seanca do të vazhdojë nesër.
Para përfundimit mbrojtja e Salih Mustafës ka marrë në pyetje dëshmitarin e parë të mbrojtur.
Këtu mund të gjeni disa nga pyetjet e palës mbrojtëse dhe deklarimet e dëshmitarit:
Mbrojtja: A të kujtohet data kur të kanë arrestu?
Dëshmitari: JO.
Mbrojtja: Datën kur të kanë liru?
Dëshmitari: E di një datë 18, as se di mujin.
Mbrojtja: Me çka e lidhe datën18?
Dëshmitari: Me 18 u ra ofenziva.
Mbrojtja: Për cilën ofenzivë e ke fjalën, ku ka qenë kjo ofenzivë?
Dëshmitari: Na kanë liru shkaku i ofenzivës, nashta na kishin majtë hala.
Mbrojtja: A ke parë gjë nga sytë e tu për këtë ofenzivë?
Dëshmitari: S’kom ditë mrena jom kanë, masi jom dalë e kom ditë.
Mbrojtja: Dhe nga po ofrohej ajo ofenzive?
Dëshmitari: Une se kom pa ofenzivën ka po vje. Na kanë thonë ikni ka të kuni se ofenziva ra edhe nuk dimë ka me shku.
Mbrojtja: A ke parë me sytë e tu ndonjë forcë armike duke ardhë në Zllashë ditën që të kanë liru?
Dëshmitari: Jo.
Mbrojtja: U largove atë datë, por nuk pe me sytë e tu ofenzive?
Dëshmitari: Jena largu prej Zllazhi, këna dalë në rrugë kryesore, aty ka pasë tanka, kerre të policisë serbe.
Mbrojtja: Çfarë lloji policie automjetesh ishin ato?
Dëshmitari: Janë dallu ata prej UÇK-së, tjerë janë kanë.
Mbrojtja: Çfarë ndryshimi kishin automjetet e UÇK-së nga forcat e armikut?
Dëshmitari: UÇK-ja ka pas pak e hiq kerre, e Serbia i ka pasë kerret e forta.
Mbrojtja: A ishte e pazakontë në atë kohë të shiheshin automjetet e ushtrisë serbe?
Dëshmitari: Në rrugën kryesore ka pasë lëvizje shumë, ushtri, polici, çka janë konë.
Mbrojtja: A ju ka kërcënuar ndonjë prej këtyre njerëzve që ishin në këto automjete. Sa kohë tu desh derisa arrite te vendi ku i ke parë automjetet?
Dëshmitari: U kon dy orë e gjysë në këmbë.
Mbrojtja: Sa kohë tu desh që të shkoje te vendi ku banoje?
Dëshmitari: Pesë a gjashtë orë, krejt.
Mbrojtja: Momenti kur je liruar, ka qenë pasdite, paradite apo kur ka qenë?
Dëshmitari: Me doket ora 11 diku ka qenë.
Mbrojtja: 11 të natës apo të mëngjesit? Dua të kthehem tek dita kur të kanë arrestuar. Na the se ishin dy persona nga policia ushtarake, kështu ka qenë?
Dëshmitari: Po.
Mbrojtja: A shihnit aty shpesh njerëz të policisë ushtarake, në vendin ku ti banoje?
Dëshmitari: Jo.
Mbrojtja: A ishte e pranishme UÇK-ja në fshatin ku ti banoje?
Dëshmitari: Gjykatësja-Dëshmitarit: Mos e përdor fshatin e lindjes, për të mos u identifikuar.
Mbrojtja: Mbrojtja: A ishte UÇK-ja aty, a mund të na përshkruani?
Dëshmitari: Ka pasë njerëz ma tepër me rroba civile, shumë rrallë ka pasë me rroba të UÇK-së.
Mbrojtja: Shumë rrallë me uniforma, por si dukeshin këto uniforma?
Dëshmitari: I kanë pasë tesha të larme, e kanë pasë emblemën edhe e kem ditë.
Mbrojtja: Si ishte kjo emblema e UÇK-së, a mund ta përshkruani?
Dëshmitari: E kuqe me shkronja të zeza u kon.
Mbrojtja: Ata që të arrestuan, të thanë që ishin nga policia ushtarake, a kishin të njëjtat tesha apo të ndryshme nga unifroma?
Dëshmitari: Jo ata kanë pasë normal tesha të UÇK-së.
Mbrojtja: Por ti the që të thanë ata njerëz që jemi të policisë ushtarake?
Dëshmitari: Mu kanë prezantu, tha jem polici ushtarake. E kom pa uniformën edhe m’thanë duhet me ardhë deri në Zllashë me bisedu.
Mbrojtja: A kishe ndonjë dyshim që ishin nga policia ushtarake? Ti the se kur të arrestuan shkuat me këmbë dhe pastaj të futën në kerr. Nga ky moment na the se të futën një thes në kokë?
Dëshmitari: Po.
Mbrojtja: A ishe në gjendje me pa diçka nga ky thesi?
Dëshmitari: Jo.
Mbrojtja: A e dinit se në cfarë drejtimi po shkonit?
Dëshmitari: Normal më thanë që jemi duke shku në Zllashë.
Mbrojtja: Pra këtë e thua në bazë të informacionit që të dhanë ata. Zoti dëshmitarë, kishe qenë ndonjë herë në Zllashë? Tu deshën gjashtë orë të kthehesh te vendi ku ishe, a mund të na shpejgosh këtë dallim në kohë?
Dëshmitari: Prej Zllashë në Prishtinë u kon tjetër rrugë. Mu ka dashtë me pushu se jom kon krejt i llomit.
Mbrojtja: Kur flasim për Zllashën a mund të na thua nëse ky Zllashi është fshat i vogël, apo vend tjetër, a na përshkruan pak?
Dëshmitari: Zllashi në fotografi e keni pa cfarë shpija ka pasë. Nuk ka pasë njerëz se shpijat e vjetra, edhe është vend i vogël.
Mbrojtja: Ky është vendi i vetëm me emrin Zllash s’ka tjetër? Kur shkuat me automobilin në Zllash që nga momenti kur të futën në kerr deri keni mbërri a e kishit në kokë thesin?
Dëshmitari: Po.
Mbrojtja: Sa ka zgjatur?
Dëshmitari: 20-30 minuta ma shumë su kon.
Mbrojtja: A është e vërtetë që kur hyre në ahurin e parë, vetëm atëherë ta kanë hequr atë thesin nga koka?
Dëshmitari: …(Nuk kuptohet)
Mbrojtja: Kush ishte ky që ta bëri këtë?
Dëshmitari: Ai personi me kapelë të kuqe.
Mbrojtja: A nuk ishte ky ai që nuk po i grahte kerrit?
Dëshmitari: Kerrit i ka grah tjetër kush.
Mbrojtja: Dhe këta dy personat që të arrestun edhe këta hipën në veturë, si u ulën?
Dëshmitari: Mbrapa janë ulë të dy.
Mbrojtja: Ti ishe në pjesën e pasme apo të prapme?
Dëshmitari: Mbrapa jam kon ulë, jo përpara.
Mbrojtja: Pra me dy persona anash?
Dëshmitari: Unë jom kon në mes. Përpara dy, njoni shofer edhe njoni me kapel të kuqe.
Mbrojtja: Ky me kapel të kuqe te ndenjësa e pasagjerit përpara? A mund të na e përshkruash dot at njeri? Nga e di se kishte kapelë të kuqe?
Dëshmitari: Kur kem shku me hy në kerr i kom pa. Kur jem hi i kom pa masnej ma kanë shti thesin në kry.
Mbrojtja: Aq pak sa e pe, a mund ta përshkruash?
Dëshmitari: Jo.
Mbrojtja: Asgjë nuk mund të përshkruash?
Dëshmitari: Vec në shpinë edhe kapelën e kuqe.
Mbrojtja: Në ahurin e parë nuk qëndruat gjatë, apo?
Dëshmitari: Një orë, një e gjysë nuk e di sa.
Mbrojtja: Dhe na tregove se të quan pastaj në një ahur tjetër, por të flasim për të parin. Aty a kishte ndonjë përson tjetër?
Dëshmitari: Po
Mbrojtja: Pa ja thënë emrin, a ishte i vetmi person që gjete mrena?
Dëshmitari: (Nuk kuptohet)
Mbrojtja: A rrije dot në këmbë pa e prekur tavanin?
Dëshmitari: Do druna janë kon aty.
Mbrojtja: A mund ta kapje me dorë tavanin po të zgjasje dorën?
Dëshmitari: (Nuk kuptohet)
Mbrojtja: Bashkë me at njeriun tjetër ju quan në një ahur tjetër?
Dëshmitari: Jo ai ka qëndru, mu m’kanë marrë, njo-dy persona nuk di sa janë kanë, zhag më kanë ngrehë.
Mbrojtja: A na përshkruan ahurin tjetër?
Dëshmitari: …U kon terr nuk kom pa kurgjo.
Për më shumë ndiqeni VIDEO-n/arbresh.info/
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë