Google ADS

Mbyllet projekti “Forcimi i institucioneve të Kosovës në menaxhimin efektiv të migracionit dhe azilit”

10:55 | 21 Shkurt 2019
Arbresh.info

Është mbyllur projekti i binjakëzimit të financuar nga BE-ja “Forcimi i institucioneve të Kosovës në menaxhimin efektiv të migracionit dhe azilit”.

Qëllimi i këtij projekti ka qenë fuqizimi i kapaciteteve ekzistuese të institucioneve dhe ta siguroj harmonizimin me standardet e BE së në menaxhimin e migracionit dhe azilit.

Në takimin përmbyllës që u mbajt sot në qeverinë e Kosovës u tha se ky projekt ka arritur qëllimet dhe ka pasur sukses.

Ndër të arriturat kryesore u cilësua hartimi i ligjit të ri për azil dhe ndryshimi i ligjit për të huaj.

Ministri i brendshëm i Kosovës, Ekrem Mustafa ka falënderuar partnerët dhe BE-së që mbështetën dhe financuan këtë projekt

“Kosova ka zbatuar strategjinë e re të integrimeve. Zhvillimi i proceduarave standardëve dhe situatave emergjente na bëjnë plotësisht kompetent në menaxhimin e emigracionit. Dua ta falënderoj shtetin mik të Holandës dhe ju them se nuk do të ju zhgënjejmë”, tha ministri Mustafa.

Riccard Serri, zëvendës shef i zyrës së BE-së në Kosovë tha se BE është financuesi më i madh i Kosovës.

Ai tha se ky projekt ka arritur te ndryshoj edhe ligjet për azil dhe të huaj.

“Roli i BE-së për financimin e projekteve shpresojmë të jetë shumë kemi investuar me shumë se 100 milionë eurot në vit dhe jemi financuesit më të mëdhenj në Kosovë. Ka qenë kënaqësi u cekën edhe ligjet e reja dhe BE ka qenë instrument. Mund të themi që kur flasim për migracionin kjo është fusha ku harmonizimin në Kosovë është shumë i harmonizuar ose është në linjë me bashkimin evropian”, tha ai.

Ambasadorja e Holandës në Kosovë Gerrie Willems tha se Holanda është e nderuar që është partnere në këtë projekt dhe ajo tha se janë arritur të gjitha pikat kryesore të projektit.

“Është rritur ndërgjegjësimi i qytetarëve të Kosovës. Holanda është e nderuar të ishte pantere në këtë projekt dhe ti ndaj përvojat e veta. Të gjitha parimet janë përmbush dhe tani fillon implementimi i politikave dhe rregulloreve” tha ajo.

Ky projekt që ka zgjatur 36 muaj është financuar nga BE dhe ka kushtuar rreth 2.18 milionë euro./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme