Në Qendrat Korrektuese të Kosovës sikurse në gjithë vendin është mbajtur procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2021.
Ky proces në të gjitha institucionet korrektuese tashmë ka përfunduar. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.
“Ka përfunduar procesi zgjedhor neper te gjitha institucionet korrektuese. Ne këtë proces zgjedhor kanë votuar gjithsej 774 persona, procesi ka ecur mirë dhe nuk ka pasur ndonjë parregullsi”, ka thënë Gashi,
Ai ka shtuar se persona që kanë pasur të drejt vote sipas listave të KQZ kanë qenë, 1134 të burgosur.
“Përveç komisionarëve te KQZ, ne institucione korrektuese procesi i votimit është monitoruar edhe nga Institucioni Avokati i Popullit”, tha Gashi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...