Mbyllet pishina e Gërmisë për këtë vit

22:04 | 3 Shtator 2024
K.B

Me mbarimin e sezonës së verës, është mbyllur edhe pishina e Gërmisë.

Këtë e ka bërë të ditur ndërmarrja e cila ka nën menaxhim pishinën, ‘Sport&Marketing’, ku ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë vizituar dhe kaluan këto ditë të nxehta vere në këtë pishinë, shkruan Arbresh.info

Sipas kësaj kompanie ajo çka është më e rëndësishme të theksohet, që ky sezon e kalua pa asnjë incident dhe pa asnjë problem të vetëm.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

E përmbyllëm edhe këtë vit, me aktivitete për fëmijë, muzik, flea market, barbeque dhe duke falenderu Federaten per Kajakim të Kosovës të cilët na i sollën kajakët dhe na asistuan gjatë tërë ditës, duke na ofruar shumë zbavitje për të gjithë vizitorët
I falenderojmë të gjithë qytetarët qe na vizituan dhe kaluan këto ditë të nxehta vere në pishinën e Gërmisë!
Ju të dashur qytetarë na përgëzuat dhe na kritikuat, dhe kjo bëri që të ngrisim nivelin e shërbimit, dhe të jemi shumë më të kujdesshëm!
Cka është më e rëndësishme të theksohet, që këtë sezon e kaluam pa asnjë incident dhe pa asnjë problem të vetëm, dhe kjo është meritë e të gjithë neve
Duke falenderuar të gjithë stafin e NPL Sport Marketing SH.A., ekipin e shpëtimtarëve tanë dhe poashtu ekipin mjekësor te emergjencave, të cilët ishin sy hapur dhe të gatshëm në çdo moment, deri në vitin e ardhshëm, qofshi plot shëndet

Ndryshe, pishina ishte hapur më 28 qershor.

Pishina e Gërmisë e njohur edhe si Liqeni i Gërmisë është një pishinë e tipit të hapur me ujë të freskët (të ëmbël) në pjesën periferike të kryeqytetit të Kosovës, në një distancë prej afër 5 km nga qendra e Prishtinës. Ajo është ndërtuar në vitin 1987 dhe ndodhet në kuadër të Parkut të Gërmisë.

LEXO EDHE:

​Pishina e Gërmisë hapet sot për vizitorët, këto janë çmimet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme