Komuna e Skenderajt, Drejtoria e Shërbimeve Publike, duke u bazuar në vendimin e Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të Republikës së Kosovës të datës 18.07.2017, me rastin e fillimit të vaksinimit masiv të gjedheve kundër Sëmundjes Gungore të Lëkurës, ka marrë vendim për mbylljen e përkohshme të tregut të kafshëve në Polac.
“Komuna e Skenderajt e informon publikun e gjerë dhe në veçanti tregtarët e kafshëve dhe fermerët, se tregu i kafshëve do të mbyllet përkohësisht që nga dita e hënë më 24 korrik 2017, me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes gungore të kafshëve.
Tregu i kafshëve në Polac do të jetë i mbyllur deri në informimin tjetër për hapjen e tij”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...