Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit informon publikun se nesër të shtunën më (23.11.2019), nga ora 9:00 deri 16:00, ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në trafikun rrugor në segmentin Konjuh – Babush të autoudhës “Arbën Xhaferi”.
Kjo ndalesë e komunikacionit bëhet për shkak të vendosjes së konstruksionit metalik në mbikalimin për këmbësor, në këtë aks rrugor.
Gjatë kohës së ndalimit të qarkullimit, të gjitha automjetet do të qarkullojnë përmes rrugës nacionale N2 Prishtinë-Hani i Elezit dhe anasjelltas.
MIT kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion. /arbresh.info/
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë