Është mbyllur përkohësisht rruga që lidh fshatrat Shtupel dhe Kërrnicë të Klinës, për shkak të shembjes së dheut.
Kjo bëhet e ditur nga Komuna e Klinës, që sipas njoftimit kjo shembje konsiderohet se është e nivelit të rrezikshmërisë së lartë.
“Inspektorët e komunës në bashkëpunim me policinë̈ kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku kanë vendosur sinjalistikën e nevojshme dhe pas vlerësimit të shkalles së rrezikshmërisë̈ kanë marrë vendim për mbylljen e përkohshme të rrugës”, thuhet në njoftimin për media.
Dhe për shkak të rrezikshmërisë së lartë, komuna ka apeluar tek qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative.
Rruga thuhet do të rregullohet brenda një kohe shumë të shkurtër./Arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...