Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se do të bëjë mbylljen përkohësisht të rrugës Nacionale N9, Prishtinë-Pejë, segmenti Sllatinë-Komoranë.
Kjo pasi sipas njoftimit të kësaj ministrie për shkak të ndërtimit të mbikalimit që po ndërtohet në këtë pjesë të rrugës, shkruan arbresh.info.
“Ju njoftojmë se në kuadër të ndërtimit të mbikalimeve për sigurinë e jetës së qytetarëve, Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, do t’a bëjë mbylljen e përkohshme të rrugës Nacionale N9, Prishtinë-Pejë, segmenti Sllatinë-Komoran, lokacioni në fshatin Korroticë e Epërme pjesa tek “ Kroi i Mbretit”, pasi që në mbikalimin i cili është duke u ndërtuar do të vendoset struktura metalike e këtij mbikalimi”, thuhet në njoftim.
Mbyllja e përkohshme e segmentit në fjalë, do ta bëhet më datën 28. 03.2021, duke filluar nga ora 00.00 deri në 5.00 të mëngjesit.
Mbikalimi në fjalë është financuar nga Ministria e Infrastrukturës.
“Përmes këtij njoftimi, kërkojmë nga të gjithë qytetarët e vendit që kanë planifikuar të udhëtojnë në këtë periudhë kohore, të shfrytëzojnë rrugët tjera alternative”, thuhet në fund të njoftimit./arbresh.info/
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...