Google ADS

Mbyllet përkohësisht një biznes që trajtoi ilegalisht nënprodukte shtazore

11:44 | 9 Tetor 2024
E.H

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se pas raportimit nga një qytetar, ka gjetur një biznes i cili ishte duke operuar ilegalisht pa licencë, merrej me trajtimin- përpunimin e nënprodukteve të kafshëve të therura.

Siç thuhet në njoftim, përveç mungesës se dokumentacionit, hapësirat nuk posedonin kushtet teknike sanitare, minimale për të ushtruar veprimtarinë, përcjell Arbresh.info

“Ekipi inspektues menjëherë ka urdhëruar largimin, tërheqjen e mbetjeve të nënprodukteve shtazore, për të penguar çfarëdo rreziku qe mund të shkaktohet nga ndotja. Po ashtu ka bërë mbylljen e subjektit. Lokacioni do të mbahet i mbikëqyrur nga organet shtetërore dhe njëkohësisht ndaj operatorit do të iniciohet procedura për gjykatë”, thuhet në njoftim.

“Çdo operatorë ekonomik i cili nuk përmbush kriteret ligjore për të ushtruar llojin dhe natyrën e veprimtarisë ekonomike. Përveç se bie ndesh me ligjin ai njëkohësisht mund ta rrezikojë shëndetin publikë. Menjëherë pas masave ekzekutive të mbylljes, Do të përballet edhe me masat vijuese të ndjekjes përmes organeve të drejtësisë. AUV falënderon raportuesin dhe bënë thirrje edhe për të tjerët qe të raportojnë kurdo qe shohin veprime qe rrezikojnë shëndetin publikë dhe ambientin”, bën të ditur AUV-i.

Rasti i është trajtuar nga Inspektorët veterinarë zyra regjionale e AUV-së Prizren, sasi e produkteve të ndaluar- larguara është rreth 500 kg./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme