Është mbyllur për publikun gjykimi ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë dhe ish-zëvendësministrit në Qeverinë Haradinaj, Numan Baliq, i cili po akuzohet për sulm seksual.
Vendimi u mor nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Shaqë Curri, pas fjalëve hyrëse të palëve, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjykatësi Curri kërkoi nga palët që të deklarohen rreth publicitetit të këtij shqyrtimi, marrë parasysh faktin se bëhet fjalë për një çështje të ndjeshme.
Lidhur me këtë, prokurori Arben Hoti deklaroi se shqyrtimi në fjalë nuk duhet të jetë publik.
“Duke e marr parasysh se kemi të bëjmë me një vepër penale që e prek integritetin trupor të të dëmtuarës A.I., si dhe potencialisht cenon dinjitetin e saj, konsiderojmë se seanca e këtij shqyrtimi të mos jetë publik, me qëllim të ruajtjes së dinjitetit të të dëmtuarës”, tha prokurori Hoti.
Me deklarimin e tij u pajtua edhe mbrojtësja e të akuzuarit, avokatja Aurora Mulhaxha, duke shtuar se një ndër arsyet tjera është edhe i mbrojturi i saj.
“Ai është familjar, ka pozitë profesionale dhe duke e ditur se sistemet mediale nuk po kanë kufizim me postime, e qe po vie deri te keqësimi i raporteve mes palëve në procedurë”, deklaroi avokatja Mulhaxha.
Megjithatë, i akuzuari Baliq tha se nuk i pengojnë mediat, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Për këtë çështje, edhe pse më herët nuk jam konsultu me avokaten, unë them se nuk më pengojnë mediat, sepse unë deri tani as nuk kam pas mundësi me u deklaru para mediave, unë nuk kam frikë nga mediat sepse nuk jam fajtor”, deklaroi Baliq.
Në këto rrethana, gjykatësi Curri mori vendim që ky shqyrtim të mbahet me dyer të mbyllura, për shkak të mbrojtjes se jetës personale dhe familjare të të dëmtuarës A.I.
Ndryshe, në fjalën hyrëse, prokurori Hoti deklaroi pas administrimit të provave dhe dëgjimit të të dëmtuarës e dëshmitarëve, do të vërtetohet përtej dyshimit të bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Mbrojtësi i viktimave, Demë Hasanaj, fjalën hyrëse gjykatës dhe palëve në procedurë ua dorëzoi në formë të shkruar.
Ndërsa avokatja Mulhaxha, në fjalën e saj hyrëse, tha se me provat që do të administrohen gjatë këtij shqyrtimi, do të vie deri tek zbardhja e çështjes faktike, e cila konstituon me pafajësinë e të mbrojturit të saj.
Fjalën e saj e mbështeti i akuzuari Baliq, duke shtuar se ndjehet i pafajshëm dhe se asnjë nga akuzat nuk janë të vërteta, sepse sipas tij, pos bisedës me pacienten, nuk ka pasur asgjë tjetër.
Sipas aktakuzës 29 shtator 2020 nga Prokuroria Themelore në Pejë, Numan Baliq akuzohet se e 12 gusht 2020, rreth orës 22:00, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, pikërisht në zyrën e tij, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësorë duke keqpërdor gjendjen shëndetësore të viktimës A.I, e cyt të njëjtën që ta prek me qëllim seksual pa pëlqimin e saj, përderisa e njëjta në natën kritike e dëmtuara duke qenë nënë dhe shoqëruese e fëmijës 6 muajsh, të hospitalizuar në dhomën numër 5, në repartin e ortopedisë në spitalin e lartcekur.
Në bazë të këtij dispozitivi përderisa foshnja e viktimës ishte duke u trajtuar për shkak të dëmtimeve në ekstremitete, aty vjen i pandehuri i cili në cilësi të mjekut /kirurg kujdestar, edhe pse nuk punon në atë repart, shkon kinse për ta vizituar foshnjën e viktimës dhe më pas del dhe e fton të dëmtuarën që të shkojë në zyrën e kujdestarisë së tij, për tu konsultuar dhe kinse për udhëzuar dhe për t’ia siguruar aparaturën e nevojshme dhe e dëmtuara duke mos e njohur por duke e pa të veshur me uniformë mjekësore, shkon pas tij dhe sapo afrohet tek dera e zyrës së kujdestarisë, i pandehuri e kap për dore të djathtë dhe e fut brenda viktimën, e mbyll derën me çelës dhe e ndal rrymën si dhe e mbështet të dëmtuarën tek muri ku më pas i kërkon asaj ta prek dhe tenton ta puthë në qafë duke i thënë ‘‘a ki nevojë për diçka’’, por viktima largohet, ndërsa i pandehuri e kap përsëri dhe e shtrëngon në dorë, pastaj e dëmtuara arrin ta shtyjë nga vetja, ta hap derën dhe të largohet, me ç’ rast kthehet në dhomën numër 5, dhe nga dritarja kërkon ndihmë tek roja e sigurimit, më pas e raporton rastin në Polici.
Andaj për këto veprime, Numan Baliq akuzohet për veprën penale ‘‘Sulmi Seksual’’, nga neni 229, paragrafi 3, nën paragrafi 3.10, pika 3.10.3, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...