Ka nisur seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Pejë ndaj të akuzuarit për vrasjen makabre të nënës së tij, Urim Hyseni.
Seanca me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarit është mbyllur për publikun, raporton Arbresh.info.
Fillimisht janë lejuar vetëm gazetarët me kërkesë për mos fotografim dhe incizim, ndërsa pasi ka nisur seanca, mbrojtësja e viktimave kërkoi që seanca të mbyllet për publikun.
Edhe prokurorja e rastit, Saide Gashi u pajtua me mbrojtjen.
“Prokuroria plotësisht pajtohet me mbrojtësin e viktimave që ky shqyrtim të jetë i mbyllur.”, ka thënë prokurorja e rastit, tha Gashi.
Edhe mbrojtësi i të akuzuarit për këtë vrasje, avokati Asdren Mekaj tha se për shkak se do të flitet për gjendjen shëndetësore të klientit të tij, do ishte mirë të mbyllet seanca për publikun.
“Edhe ne kërkojmë që kjo seancë të jetë e mbyllur për publikun për arsye se gjatë kësaj seance do të flasim për një ekspertizë që flet për gjendjen shëndetësore të klientit tim. Andaj çdo diskutim në lidhje me këtë ekspertizë duhet të jetë i mbyllur për publikun”, tha avokati.
Gjyqtarja e rastit, Violeta Husaj-Rugova ka pyetur të akuzuarin nëse pajtohet edhe ai që seanca të jetë e mbyllur. Ai pohoi vetëm me kokë duke u pajtuar me propozimin e mbrojtjes së tij.
Kërkesa u aprovua nga gjyqtarja.
Ndryshe, një muaj më parë Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër Urim Hysenit, i akuzuar për vrasjen e nënës së tij më 14 prill të këtij viti.
Sipas aktakuzës, i pandehuri U.H, me datë 14 prill të vitit 2023, në qytetin e Pejë, ka privuar nga jeta, nënën e tij, viktimën H.H., me dyshimin e bazuar mirë se ditën kritike në rrethana të përgjegjësisë se zvogëluar mendore në shkallë esenciale, viktimës i ka shkaktuar mbi 20 plagë në pjesë të ndryshme të trupit, duke e privuar të ndjerën nga jeta.
Me këto veprime sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallën fajtore dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.
I dyshuari ka jetuar për rreth pesë vjet në shtetin e Gjermanisë dhe kishte ardhur përkohësisht në familjen e tij për vizitë ku pas disa ditësh pritej të kthehej atje./Arbresh.info/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...