Mbyllet Mjekimi Intensiv Qendror në QKUK

10:36 | 29 Shtator 2021
Arbresh.info

Pas rënies së numrit të pacientëve të prekur me COVID-19 Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se është mbyllur Mjekimi Intensiv Qendror për COVID-19.

Sipas njoftimit, si rrjedhojë e përmirësimit të situatës, në funksion do të jetë vetëm Intensiva e Klinikës Infektive.

Ndërkaq, me përfundimin e dezinfektimit, Njësia Koronare do të kthehet në hapësirat e saj- të cilat, deri tash, ishin në shërbim të Mjekimit Intensiv Qendror-COVID./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme