Është mbyllur konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes me anë të një postimi në Facebook, ku thotë se nga 300 vende të hapura për pranimin e rekrutëve të rinj, kanë aplikuar 1 mijë e 658 persona.
“Brenda katër viteve janë hapur katër konkurse për pranimin e ushtarëve dhe katër të tjerë për pranimin e kadetëve, e në secilin prej këtyre konkurseve është shfaqur interesim i lartë i të rinjve për aplikim. Numri total i të rekrutuarve në Forcën e Sigurisë së Kosovës përgjatë periudhës 2021-2024 ka arritur në 2271, duke dyfishuar kësisoj pothuajse numrin total të ushtarakëve të FSK-së. Ushtria e Kosovës po rritet në numër, po konsolidohet me kapacitete profesionale dhe sisteme më moderne të armatimit. FSK, KRENARIA JONË”, thotë Ministria në njoftim.
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja