Google ADS

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës

12:52 | 27 Dhjetor 2024
E.K

Policia e Kosovës ka mbyllur më 27 dhjetor një tjetër institucion që operonte sipas sistemit të Serbisë – Ndërmarrjen Publike për Urbanizëm në Mitrovicën e Veriut.

Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai sqaroi se policia ka vepruar pasi ka pranuar informacion se një ndërmarrje e tillë operonte në një ndërtesë banimi afër Shkollës Teknike në Mitrovicën e Veriut, dhe ky informacion u vërtetua si i saktë.

“Pasi që është kontaktuar prokurori i rastit, dokumentet që u gjetën atje u konfiskuan dhe disa persona u intervistuan dhe rasti si falsifikim i dokumenteve i bashkëngjitet rastit të mëhershëm që e kishim me strukturën paralele të Mitrovicës së Veriut”, tha Elshani, duke shtuar se nuk ka të arrestuar për këtë rast./Arbresh.info

Të ngjashme