Mbyllet çerdhja ‘Gëzimi Ynë’ në Istog, familjari i punëtores rezulton pozitiv me COVID-19

17:39 | 21 Qershor 2020
Arbresh Info

75 raste u konfirmuan dje me koronavirus në gjithë Kosovën. Nga këto raste, tri prej tyre ishin në komunën e Istogut.

Por është pikërisht, Drejtoresha Fatmire Rugova e Institucionit Parashkollor ‘Gëzimi Ynë’ që ka bërë të ditur se njëri nga të infektuarit është familjar i një prej punëtorëve të këtij institucioni.

Ajo gjithashtu theksoi se me rekomandim të Shtabit Emergjent Komunal , çerdhja ‘Gëzimi Ynë’ do të mbyllet përkohësisht derisa të dalin rezultatet e kësaj punëtoreje, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar prindër,

Gjatë testimeve të ditës së djeshme te tre rasteve  ne Istog që rezultuan pozitiv me COVID-19 njëri nga ta është familjar i një punëtores në IP”Gëzimi Ynë “në Istog .

Me rekomandimin e Shtabit Emergjent Komunal  Institucini ynë duhet të mbyllet përkohësisht deri sa të dalin rezultatet e  punëores  .

Urojmë që të gjithë të dalin negativ ,ndërsa të infektuarve ju urojmë shërim të shpejt.

Për fillimin e punës ju njoftojmë me kohë.

Me respekt!

Drejtoresha Fatmire Rugova

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme