Shkarkimi i ministrit të brendshëm dhe drejtorit të AKI-së, pas largimit të “gylenistëve” nga Kosova, ka nxitur një reagim të ashpër te presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Ky i fundit në një tubim gjatë ditës së djeshme, kërcënoi kryeministrin Haradinaj se do të jap llogari për shkarkimet që i ka bërë. Duke e akuzuar se po i mbështetë “terroristët”.
“Por kam një pikëllim. Çfarë është ky pikëllim?. Kryeministri i Kosovës largoi nga detyra personin në krye të Inteligjencës dhe Ministrin e Brendshëm. Unë tani pyes kryeministrin e Kosovës: Me udhëzim të kujt more një hap të tillë? Prej kur fillove t’i mbrosh ata që u përpoqën t’i bëjnë grusht shteti Republikës së Turqisë?”, ishin fjalët e Erdoganit drejtuar kryeministrit të Kosovës.
Menjëherë, kjo deklaratë nxiti reagime të ashpra te shoqëria civile, dhe njohës të rrethanave politike.
Lulzim Peci kërkoi që Kosova të thërrasë në raportim ambasadorin e Turqisë në Kosovë.
Kurse, ambasadorja e Kosvoës në SHBA, Vlora Çitaku ia rikujtoi Erdoganit se kryeministrin e Kosovës e zgjedhë vetëm populli.
Reagim të ashpër, i pari dhe i vetmi deri më tani nga qeveria erdhi nga zv/kryeministrit, Fatmir Limaj.
Gjatë një tubimi në Prizren, Limaj theksoi se asnjë lider nuk mund të tregojë se kush e qeverisë Kosovën.
“Duam miqësi me çdo vend, respektojmë vendet mike të Kosovës, ne jemi të përkushtuar ta ruajmë miqësinë me këto vende, por kjo nuk nënkupton që ne jemi vazalë të asnjë shteti. Porosia e ime për kryeministrin dhe Qeverinë e Kosovës është se ne jemi sovran. Askush dhe asgjë nuk e kërcënon veç popullit të Kosovës. Ai ia ka dhënë mandatin kryeministrit, ai e largon, asnjë shtet asnjë vend, asnjë lider nuk mundet me na tregu kush duhet ta everisë Republikën e Kosovës”, tha Limaj në Prizren.
Por, reagime zyrtare nga Qeveria e Kosovës deri më tani nuk ka pasur. E aq më pak nga kryeministri Haradinaj.
Ky i fundit sot shkroi në facebook, por njoftoi për një vizitë që ia kishte bërë familjes së një shoku të tij të ndjerë.
Të komentojnë në lidhje me këto kërcënime nuk po duan as zyrtarët e AAK-së.
Lajmi.net raporton se që nga mbrëmë ka tentuar të flas me disa nga deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por asnjëri nga ta nuk e ka hapur telefonin.
Kurse, Pal Lekaj ministër i Infrastrukturës ka udhëzuar që për këtë çështje të pyetet direkt kryeministri i vendit.
Për të folur nuk janë shprehur të gatshëm as nga kabineti i kryeministrit. Shefi i kabinetit të Haradinajt, Avni Arifi ka udhëzuar që pyetjet të dërgohen te zyra për media, e këta të fundit nuk janë përgjigjur.
Gjithë kjo situatë u shkaktua pas deportimit të gjashtë shtetasve turq, që Turqia po i cilëson si gylenistë.
Ata u deportuan ditën e arrestimit, me një aeroplan privat. /Lajmi.net/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...