Qendrat që ofrojnë strehim për gratë dhe fëmijët të cilët kanë qenë viktima të dhunës në familje janë jashtë funksionit për momentin.
Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës RrGK, e cila tha se kanë informacion se për momentin këto strehimore janë jashtë funksionit në mungesë të kushteve financiare.
“Sa kam informacion strehimoret janë jashtë funksionit për muajt janar dhe për shkurt për shkak se Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale nuk i ka financuar”, tha Berisha për KALLXO.com.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe me drejtoreshën e strehimores në Gjilan, Nazife Jonuzin, e cila konfirmoi se momentalisht strehimoret janë jashtë funksionit në mungesë të buxhetit.
“Nuk jam për momentin në Kosovë, mirëpo për momentin punëtoret nuk janë duke punuar në mungesë të mjeteve, përkrahjes financiare”, deklaroi drejtoresha e Strehimores në Gjilan.
Por Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, tha për KALLXO.com të mos jetë në dijeni për daljen e këtyre qendrave jashtë funksionit, sado që e pranoi se ka pasur vështirësi në alokimin e buxhetit për to.
“Unë nuk kam një informacion që ato janë të mbyllura, nuk e di nëse ka diçka tillë. Është fakt që është një vonesë në buxhet të tyre, akoma nuk ju kanë alokuar mjetet për shkak të buxhetit për vitin 2018, por nuk është se qendrat nuk janë duke funksionuar. Të paktën unë nuk e kam një informacion të tillë”, tha ministri Reçica.
Komuna e Shtimes mban ceremoninë e vendosjes së gurthemelit ...
Kurti e Nagavci vënë gurthemelin për ndërtimin e çerdhes në ...
MPJD organizon edicionin e 7-të të Konferencës së Ambasadorë...
Moti sot i vranët dhe me diell
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...