Mbyllen përkohësisht disa rrugë, në Komunën e Gjilanit

14:36 | 18 Shtator 2019
M. A.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave dhe me GIZ-in jemi duke e shënuar javën e mobilitetit ose (lëvizshmërisë së lirë).

Ne kuadër të këtyre  aktiviteteve  në Komunën e Gjilanit parashihet mbyllja e rrugëve:

 

Rruga “Ibrahim Rugova”,( ish- sheshi i Pavarësisë, duke filluar nga: fillimi i parkut të qytetit, deri te “rrethrrotullimi në qendër” të qytetit)  dhe

 

Rruga “Nënë Tereza”, (ish- rruga e “Prishtinës”, nga Teatri i qytetit deri te rrethrrotullimi në kryqëzimin e rrugës “Prishtinës” me rr. ”E Bezit” ).

Për shkaqe sigurie të pjesëmarrësve në kuadër të këtyre  aktiviteteve parashihet mbyllja e rrugëve (segmente te caktuara) të cekura për makina dhe lëvizja të behet e lirë për këmbësorë dhe biçikleta.

Aktiviteti zhvillohet të premten  më 20 shtator 2019 dhe këto segmente rrugore do të jenë të  mbyllura tërë ditën, duke filluar nga ora 08:00 deri në 18:00 .

Te bashkëngjitur e keni hartën skematike të segmenteve rrugore të cekura më lartë që parashihen se në ditën e cekur do të jenë të mbyllura për qarkullim me vetura.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme