Ka nisur zbatimi i mbylljes së parqeve në gjithë Republikën e Kosovës për shkak të koronavirusit të ri COVID-19.
Këtë vendim e mori Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve që të gjitha parqet nëpër të gjitha komunat e Republikës së Kosovës do të mbyllen nga ora 08:00 deri në ora 20:00, shkruan portali arbresh.info.
Ndërkohë në adresë të portalit arbresh.info janë dërguar disa foto ku shihet parku i qytetit i mbyllur, ndërsa bëhet e ditur se edhe policia ishte e pranishme.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka njoftuar se në kuadër të masave të reja të ndërmarra në luftën kundër koronavirusit, që nga dita e nesërme, nuk do të lejohet shërbimi i kafes si brenda ashtu edhe jashtë për t’u marrë me vete.
Në Kosovë janë të konfirmuara 24 raste me koronavirus, për të cilët thuhet se janë në gjendje stabile./arbresh.info/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...