Drejtoria e Inspekcionit gjatë monitorimit të vazhdueshëm se a janë duke u zbatuar masat e rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, vazhdon inspektimin e të gjitha subjekteve në Drenas.
Më këtë rast, gjatë inspektimit të djeshëm (26.03.2020) është konstatuar se njësitë e Postës së Kosovës, degët në Drenas e Komoran, nuk i kanë zbatuar masat e përcaktuara në Vendim të Qeverisë dhe rekomandimet e IKPSH-së, pasi që nuk kanë marr masat e mjaftueshme për të dezinfektuar objektin, ajrosjen e objektit dhe masat tjera mbrojtëse për punëtorët dhe klientët, dhe i është dhënë afat qe brenda 24 orëve marrin masat e urdhëruara nga inspektorët komunalë.
Sot (27.03.2020) pas riinspektimit, shihet se në këto objekte nuk janë marr masat e urdhëruara dhe duke qenë në dijeni se këto pika shitëse, ka fluks të madh të qytetarëve për të kryer shërbime, inspektorët janë detyruar që të mbyllin këto objekte për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit COVID-19.
Objektet do të vazhdojnë të mbesin të mbyllura deri në zbatimin e masave të parapara nga IKPSH-ja dhe MSH-ja.
Inspektorët komunalë janë në kujdestari prej orës 08:00 deri në ora 24:00 dhe menaxheret e këtyre pikave, janë njoftuar qe kurdo që bëhet dezinfektimi dhe masat tjera mbrojtëse do të bëhet hapja e njësive postare dhe do të largohet shenja e ndalesës së punës.
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...