Mbyllen dhjetëra lokale të lojërave të fatit

11:07 | 11 Shkurt 2017
Arbresh.info

Njësitet policore në bashkëpunim me njësitet e Doganës, ATK-së dhe inspektorët komunal në Prishtinë, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë, kanë sekuestruar 31-aparate të lojërave të fatit dhe kanë mbyllur dhjetë lokale të lojërave të fatit në lokacione të ndryshme.

Policia thotë se kanë sekuestruar edhe një rulet, rreth 26.000 euro, shtatë shtëpiza kompjuteri.

Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme