Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka bërë të ditur se përmes Inspektoratit të Tregut, nga data 10-14 maj 2023, ka inspektuar 66 operatorë ekonomikë që ushtrojnë veprimtarinë e mirëmbajtjes trupore, qendrat e masazheve, klubet e natës, muzikë “live” dhe vallëzim, që operojnë në komunat, Prishtinë, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Malishevë dhe Rahovec.
Bëhet e ditur se prej tyre 26 operatorë ekonomikë janë mbyllur përkohësisht për shkak se të njëjtit kanë ushtruar veprimtarinë në kundërshtim me dispozitat e ligjit.
“Prej tyre 26 operatorë ekonomikë janë mbyllur përkohësisht për shkak se të njëjtit kanë ushtruar veprimtarinë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Tregtinë e Brendshme, ndaj 12 operatorëve ekonomikë janë shqiptuar gjoba ndëshkuese, për shkeljet e konstatuara të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, si dhe bazuar në Kodin Penal të Kosovës ndaj 4 operatorëve ekonomikë janë deponuar kallëzime penale për heqje apo dëmtim të vulës zyrtare”.
“Inspektimet janë realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës/Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), dhe inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me Inspektoratin e Tregut, mbetet e përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës dhe drejt arritjes së këtij qëllimi aktivitetet dhe inspektimet do të vazhdojnë edhe në ditët dhe muajt në vijim”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info/
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë