Mbrojtja: Verdikti për deputetët e VV-së nuk do të qëndroj

13:36 | 3 Janar 2018
Arbresh.info

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar sot me 5 vjet e 7 muaj burgim katër deputetët e akuzuar të Vetëvendosjes për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Avokati mbrojtës i deputetit Faton Topalli, Haxhi Millaku ka thënë pas aktgjykimit se verdikti nuk do të qëndroj, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, edhe qëllim i Prokurorisë ka qenë që këta deputetë të një grupacioni politik të dënoheshin.

“Ky dënim nuk është me rëndësi dënimi si dënim por vetë fakti i gjetjes fajtor ka qenë intencë edhe e Prokurorisë edhe në çdo mënyrë që këto personalitete të një grupacioni politik të shpallen fajtorë me çdo kusht të shpallen fajtorë dhe ne konsiderojmë se ky verdikt si i tillë nuk do të qëndroj sepse mundësinë e  ankesës do ta shfrytëzojmë dhe Gjykata e Apelit do ta ketë rastin që këtë çështje ose ta kthej në rigjykim ose t’i shpall të pafajshëm”, ka thënë Millaku.

Ai ka shtuar se presin aktgjykim lirues dhe që ankesa të parashtrohet në afatin e caktuar kohor.

Albin Kurti është dënuar me burgim unik 1 vit e 6 muaj, Albulena Haxhiu  1 vit e 3 muaj, Donika Kadaj-Bujupi  me 1 vit e 6 muaj për veprat penale përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës si dhe Faton Topalli me  1 vit e dy muaj për pengim të personit zyrtar, në rast se të njëjtit nuk kryejnë ndonjë vepër gjatë dy viteve që nënkupton se ata janë dënuar e kusht./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1647615458636873/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme