Mbrojtja vazhdon të ketë ankesa ndaj ZPS-së, thotë se deri tani pranuan rreth 500 dokumente me vonesë

13:16 | 18 Tetor 2022
L G

Në seancën e konferencës përgatitore ndaj Pjetër Shalës, të martën mbrojtja është shprehur e shqetësuar lidhur me vonesat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në nxjerrjen e dokumenteve.

Mbrojtja e Shalës ka thënë se nuk bëhet fjalë për dokumente të reja por dokumente që tashmë ekzistojnë dhe është paraqitur e shqetësuar me mënyrën se si nxjerrën këto dokumente.

Sipas mbrojtjes, në të shkuarën ata jenë përballur me një numër të madh vështirësish duke theksuar se janë rreth 500 dokumente që i janë dhënë me vonesë palës mbrojtëse, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Po na detyrojnë të punojmë sikur po ecim në rërë që rrëshqet tërë kohës. Ne punojnë sipas dokumenteve që na servohen dhe kur i marrim me vonesë është e vështirë ti analizojmë dhe ti përkthejmë. Na duhet kohë. që të arrijmë në përgjigjen më të përshtatshme”, janë shprehur nga mbrojtja e Shalës.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Mappie Veldt- Foglia ka njoftuar se ZPS ka nxjerrë rreth 18 dokumente dhe se të njëjtit kanë kërkuar që këtë procedurë ta bëjnë sipas rregullës 102/3, duke u bazuar në nenin 15 të dosjes 303.

Lidhur me këtë nga ZPS kanë thënë se kanë ulur numrin e materialeve që kenë pasur në mocionin me shkrim tani rezulton në 85 duke shmangur dokumentet e dubluara dhe se këto dokumente nuk kanë nevojë për masa mbrojtëse.

ZPS ka shtuar se këto janë dokumente që kanë dal si rezultat i auditimit që është realizuar në periudhën e fundit përgatitore.

Konferenca përgatitore po vazhdon me diskutimin e pikave të tjera të rendit të ditës.

Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletë arrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

LEXO EDHE

Sot mbahet konferenca përgatitore për gjykim në rastin e Pjetër Shalës – Arbresh.info

Të ngjashme