Avokati Ben Emerson,i cili është duke e mbrojtur Kadri Veselin, i ka quajtur jo normale veprimet e prokurorisë.
Në seancën dëgjimore që është duke u mbajtur ndaj ish krerëve të UCK-së, ka kërkuar nga Prokuroria të kërkojë falje për faktin që i ka lënë në paraburgim deri tani të akuzuarit, shkruan arbresh.info.
“ Sa akoma dokumente të tjera do të nxirren që tani deri në afatin 27 shtator, nuk dua të them që unë ju thash por ju do ta kujtoni se fazat e para të seancave, proceduarave të kësaj çështje, ku prokuroria pretendonte me forcë që do të ishin gati për gjykim tani, dhe unë thash se afati kohorë që kërkojnë këto gjëra zgjaten, prokuroria vazhdimisht u ngritën dhe thanë se i gjithë qëllimi ishte të sigurohej që të mos ndodhin vonesa të tilla dhe se ata do të ishin gati për gjyq që në atë kohë, por ne ndërkohë kemi dëgjuar se në minutën e fundit që është muaji i fundit, 75% e materialeve të prokurorisë janë nxjerrë, të akuzuarit janë mbajtur në paraburgim me shpresën që prokuroria do të ishte e gatshme dhe ne duhet të kemi parasysh se sa do të zgjati para procesi gjyqësor, prokuroria u përgjigj se ne po e sajojmë këto gjëra për tu siguruar lirim provizor. Dua të dëgjoj atë të kërkojë falje për atë që ka bërë dhe se të akuzuarit vazhdojnë të mbesin në paraburgim.
Emerson tutje tha se mos profesionalizmi i Prokurorisë, vë në dyshim kredibilitetin e këtij tribunali.
“Prokuroria e ka ditur dhe pas gjithë këtyre seancave se 70%, e materialeve nuk ishte bërë e njohur. Ata e kanë ditur se çfarë ka dhe se çfarë thonë dhe ju keqtrajtuan dhe duhet ta thonë hapur pasi që të gjithëve na gënjyen, dhe se kjo nuk është diçka normale është jo normale, është anaormale që një prokuror i përgjegjshëm të sillet në këtë mënyrë dhe nuk shoh asnjë shenjë të tyre që të ndihen keq apo ta pranojnë apo të shqetësohen për mungesën e profesionalizmit të tyre si prokuror. Diçka duhet të thuhet që të ruhet kredibiliteti i këtij tribunali sepse njerëzit në gjithë botën po e ndjekin po e shikojnë”, deklaroi Emerson.
Ndërsa Claire Lawson prokurore e ZPS-së, ka thënë se nuk ka koment në lidhje me atë se cka ka thënë mbrojtja.
“Jemi në dijeni që ka një vëllim të materialeve të listuar në këtë njoftim. Kjo është në përputhje me natyrën dhe fushëveprim e kësaj çështje. Nuk kemi komente lidhur me ato që ka thënë mbrojtja. Një sqarim mund ta bëjë, unë nuk thash që personeli nuk i ka shqyrtuar materialet, unë thash që nuk kanë pasur çasje në data bazë, dhe na është dashur që të gjejmë zgjidhje të tjera që shqyrtimin ta bëjnë njerëzit dhe jo kompjuterët”, tha Lawson.
Ndryshe, në paraqitjet e tyre të para më 9 nëntor, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë./arbresh.info/
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër