Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 52-tënë seancë gjyqësore në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, u trajtua kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për pranimin në prova materiale të disa dokumenteve gjyqësore që pretendohet se janë vënë në dispozicion nga autoritetet serbe. Këto dokumente u kundërshtuan nga mbrojtja e të akuzuarve për shkak që sipas tyre nuk është vërtetuar autenticiteti i tyre dhe mund të jenë të fabrikuara.
Fillimisht ishte kërkesë e trupit gjykues që të dihet se nga kanë ardhur këto dy dokumente, si u bënë pjesë e ZPS-së dhe se a kishte ndonjë person që mund të flas lidhur me këto dokumente.
“Sa i takon autenticitetit të dokumenteve, dokumentin ZPS-së ia ka dhënë TPNJ-ja dhe UNMIKU. Dokumentet fillimisht i kanë vënë në dispozicion autoritetet serbe të cilat i kishin sekuestruar në bazat e UÇK-së gjatë luftës. Në lidhje me këtë i mbështesim deklaratën e hetuesit të TPNJ-së të depozituar në çështjen Haradinaj që janë parashtrime të prokurorisë sa i takon zingjirit të kujdestarisë së provave informative të paraqitura nga Bislim Zyrapi të viti 2007. Duke qenë se janë të mjaftueshme sa i takon besueshmërisë, ZPS-ja nuk synon që të thërras dëshmitarë që të flas sa i takon origjinës së këtyre dokumenteve edhe pse ka dëshmitarë që kanë folur për sekuestrime të UÇK-së nga disa forca, kjo tregon që është një dokumentacion i asokohshëm që flet për mbledhje të UÇK-së dhe operacione të asokohshme të ndalimit të dëshmitarëve”, tha prokurorja, raporton BetimipërDrejtësi.
Ajo tha se nëse ngrihen pretendime sa i takon autenticitetit, trupi gjykues mund të vendos pastaj se çfarë peshe të iu jep këtyre provave në kuadër të dokumentacionit gjyqësor.
“Por, në përgjithësi autenticiteti, lidhja, vlera provuese e këtij dokumenti nuk mund të shihet si i izoluar por në dritën e të gjitha provave. Kur shohim që ka dokumente të njëkohshme që flasin për bashkëpunimin vlera e përbashkëta është më e madhe se dokumentet e veçanta në zona të veçanta. Për të marrë provë të plotë të autenticiteti të një dokumenti si parakusht për pranueshmërinë në prova gjyqësore do të ishte sikur të kërkonim një standard shumë më të fortë nga ai që parashikohet në rregullore dhe Jurisprudencë që parasheh dëshminë prima-facie. Kur ngrihen pretendime sa i takon autenticitetit, trupi gjykues mund t’i pranojë dokumentet dhe pastaj mund të vendosë vetë se çfarë peshe të iu jap në kuadër të dokumentacionit të gjyqit në përgjithësi”, tha prokurorja.
Po ashtu, prokurorja tregoi se çfarë është duke tentuar që të vërtetojë me këto dokumente.
“ZPS-ja synon të vërtetojë arsyet e mundshme të ndalimit të këtij personi dhe të tjerëve duke përfshirë edhe atë që dëshmitari e ka identifikuar si të bashkë ndaluar…Në deklaratën që i ka dhënë ZPS-së ky dëshmitar dhe dëshminë e tij këtu sot, dëshmitari e pranon se ka pasur marrëdhënie të mira me një prej personave të përmendur shumë herë në këtë dokument”, tha prokurorja duke kërkuar pranimin e këtyre dokumenteve nëpërmjet dëshmitarit të sotëm me arsyetimin se atij iu është përmendur emri në shumë faqe.
Ndërsa, avokatja e Kadri Veselit, Ann Rowan tha se këto informacione që janë të përfshira në këto dokumente mund të jenë të ditura për autoritetet serbe dhe që ky dokument mos t’i përkas fare UÇK-së.
“Sa i takon sfondit të kësaj çështje gjyqësore dhe fakteve, kur shikon përmbajtjen e këtij dokumenti dhe duke e ditur se si është marrur ky dokument, ky dokument nuk mund të thuhet se ësht i lidhur vetëm me UCK-në. Ky dokument mund të jetë porositur nga vetë Zbulimi Sekret Serb sepse Zbulimi Sekret Serb mund ti ketë ditur këto informacione. Pastaj a është i vertetë dokumenti a po jo nuk e di, po këta mund të jenë serb që mund të kenë pasur dijeni po për këto gjëra. Një prej mundësive është që edhe UCK-ja ta ketë pasur këtë dokument, por këto dijeni mund t’i kenë pasur edhe civilët”, tha Rowan.
Ndërsa, mbrojtja e Thaçit përmes avokatit Luka Mishetiq tha se ZPS-ja nuk ka bërë një hetim të pavarur për autenticitetin e këtyre dokumenteve.
“ZPS-ja po mbështetet vërtetime të shkruara nga një çështje gjyqësore e vitit 2007 dhe kur pyetet nga trupi gjykues përgjigja e tyre është “po e themi atë që dimë” që për mua tregon që nuk është bërë një hetim i pavarur nga ZPS-ja sa i takon autenticitetit të dokumenteve të cilat po i paraqiten trupit gjykues. Nuk iu janë treguar njerëzve të UÇK-së apo personave që mendohet se i kanë bërë këto dokumente pos dëshmitarëve që vijnë këtu. Ky është një shqetësim që kemi”, tha Miishetiq.
Ai tha se sa i përket këtyre dokumenteve duhet pasur parasysh se në këtë çështje gjyqësore ka pasur prova të fabrikuara nga zbulimi sekret serb e po ashtu edhe deklarata të fabrikuara nga dëshmitarët nga po i njëjti shërbim
“E dyta që kam është që mu dha mundësia që ta verifikojë këtë deklaratë tani se gjendet online, burimi vërtetë duket se është Shërbimi i Zbulimit Serb për këtë dokument. Unë do të thosha që ka pasur prova që janë paraqitur nga ky trup gjykues për fabrikimin e provave nga Zublimi Serb edhe në këtë çështje gjyqësore, edhe për një dëshmitar që ka dëshmuar për një deklaratë dëshmitaresh të fabrikuar pikërisht nga kjo Agjenci Zbulimi. Pra, të gjitha këto janë faktorë të cilët duhet mbajtur parasysh. Fakti që dokumenti pretendon të jetë ai që është i barasvlershme me deklaratën e dëshmitarit që tashme ju e keni në dispozicion nga ky gjykim që edhe gjatë pyetjeve që i bëmë ne doli që nuk ishte ashtu. Mund të ishte marrë vesh kjo gjë përpos faktit që na u dha mundësia ta kundërshtojmë… e saj”, tha Mishetiq.
Mishetiq tha se informacionet brenda UÇK-së nuk i dinin vetëm ata por edhe Zbulimi Sekret Serb duke përmendur një të infiltruar e që nuk sqaroi shumë për të.
“Ju do të dëgjoni dëshmi relativisht shpejtë lidhur me faktin që Zbulimi Serbe e kishte penetruar brenda UÇK-së gjatë konfliktit dhe fakti që ky informacion dihej edhe jashtë UÇK-së është pikërisht një provë që do të jepet nga dëshmitari i Prokurorisë që ky person i infiltruar ishte në nivele të larta të UÇK-së. Dua të them që informacionet nuk i dinte vetëm UÇK-ja po i dinte edhe shërbimi i Zbulimit Serb që nga vitit 1998. Por, në thelb është se cfarë do të ndodhë nëse trupi gjykues e pranon këtë dokument, mbështetët në këtë dokument dhe pastaj zbulohet qartë se edhe kjo del një provë e fabrikuar se nuk kemi gjetur personin që është i përfshirë në hartimin e këtij dokumenti dhe të dëshmojë për origjinën e këtij dokumenti”, tha Mishetiq.
Ndërsa avokati Aiden Ellis tha se i mbështetë parashtrimet e ekipeve të mbrojtjes.
“Mbështesë shqetësimet e ekipeve të tjera të mbrojtës dhe mbështesim parashtrimet e tyre”, tha ai.
Mirëpo, përfaqësuesja e ZPS-së insistoi serish duke thënë se ka tregues të autenticitetit të këtyre dokumenteve.
“Ka shumë tregues të autenticitetit dhe mbështetëshmerisë së këtij materialit. Hollësitë në këtë dokument janë tregues të mirë që ky dokument është një dokument që buron prej UÇK-së. Dokumenti i dytë po ashtu përmend lista me emra të personave të arrestuar. Pra, relevanca të qon përtej këtij dëshmitari dhe bashkë të ndaluarit të tjetrit. Në gjithashtu duhet patjetër që të procesojmë standardin prima-facie për pranueshmërinë”, tha prokurorja.
Megjithatë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III tha se lidhur me pranueshmërinë apo jopranueshmërinë e këtyre dokumenteve do të merret me vonë vendim kështu duke përfunduar për sot seanca gjyqësore.
Ndryshe, gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit pritet të rifillojë të hënën me 25 mars.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...