Mbrojtja kërkon zgjerimin e nënkategorizimeve në rastin e Hashim Thaçit e të tjerëve

16:30 | 14 Shtator 2021
S D

Konferenca e shtatë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ku mbrojtja  propozoi që të bëhet nën kategorizimi në nxjerrjen e materialeve, përkatësisht ato të rregullës 102/a, shkruana rbresh.info.

Mbrojtja e Thaçit tha se ndodhen përpara një grumbulli informacionesh që janë është zbërthyer në paketat e nxjerrjes sipas nën rregullës b1.

“Ajo që duam të dimë, është të shikojmë se ku do të mbështeten në saktësi prokurorët, në bazë të atyre që u ka dhënë në bazë të rregullës 102 (a). Është e pamundur me mbi 4 mijë poshtëshënime, që kanë informacione, të dhëna, për dëshmitarët, nga dëshmitarët është e pamundur të kategorizohet ky informacion. Do të ishte e dobishme që gjykata të urdhëronte prokurorinë që këtë nënkategorizim ta vendosin në kategorizim në mënyrë që të përshpejtonte punën për të gjithë dhe jo vetëm për klientin tim”, u tha nga mbrojtja e Thaçit.

Avokati Andrea Strong tha se janë dakord me parashtrimet e bëra nga mbrojtja e Thaçit dhe shpresojnë që të mos jetë propozim me alternativa që ose të bëjnë listën e dëshmitarëve në kohë, ose të merren me nënkategorizimin.

“Na jep mundësi të bëjmë kërkime në tërësinë e provave që janë nxjerrë nëse ka ndonjë gjë të mbetur të pakategorizuar, mund të mbetet i pazbuluar nga kërkimi nëse nuk është i kategorizuar ose nënkategorizuar”, tha ai.

Ndërkaq Avokati i Rexhep Selimit, David Young tha se përkrahin parashtrimet e mbrojtjes së Thaçit dhe Veselit dhe se do të ishte e dobishme të zgjerohej nënkategorizimi.

“Zgjerimi i nënkategorizimit do të ishte i dobishëm për çështjen”, ka thënë ai.

Aydan Elis nga ekipi i mbrojtjes së Krasniqit tha se i qëndrojnë parashtrimeve të tyre, si dhe të mbrojtësve tjerë.

“Të gjitha ekipet e mbrojtjes dhe çdo kush tjetër që dëshiron të bëj kërkime duke përdor nënkategorizimet mund ta bëj këtë. Sigurisht kërkon kohë për tu bërë, por ne parashtrojmë se nëse bëhet kjo gjë tani do t’i ndihmonte të gjitha palët”, ka thënë ai.

Ndërkaq, prokuroria e ka konsideruar të vështirë këtë proces, duke thënë se nuk kanë burime për momentin.

Mbrojtja e Thaçit tha se po të jetë e vështirë dhe u kërkon punë prokurorisë nënkategorizimi, atëherë për mbrojtjen është e pamundur fare kjo.

Në paraqitjet e tyre të para më 9 nëntor, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Po ashtu edhe  Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme