Google ADS

Mbrojtja e Veselit: Nuk ka asnjë fije prove kundër tij

12:40 | 16 Shkurt 2021
M. A.

Në Hagë ka nisur konferenca e tretë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit.

Ben Emmerson, avokat i ish-ushtarit të UÇK-së, Kadri Veseli, ka pasur vërejtje për materialet që po i nxjerrë Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Emmerson ka thënë se po detyrohen që të analizojnë shumë materiale të Prokurorisë, të cilave është e vështirë t’u gjendet lidhja.

“Pse na duhet ne ta ndërtojmë çështjen e Prokurorisë që të fillojmë hetimet tona”, tha avokati britanik.

Ai përmendi një material, ndërsa i tha gjykatësit Nicolas Guillou se edhe ai vetë “e di se s’ka prova”.

“Ju i nderuari gjykatës, e kuptoni nga analiza e provave që pretendimet e materialit kundër Kadri Veselit janë shumë të dobëta. Bazohet në prova që nuk ekzistojnë”, tha Emmerson.

“Nuk ka asnjë fije provë kundër Veselit. Nuk ka prova që ai ka qenë i përfshirë në ato akuza”, theksoi avokati./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme