Pas përfundimit të pyetjeve të avokatit mbrojtës, të ish- presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe drejtuar dëshmitarit Nebojsha Radosheviq, të drejtën për t’i shtruar pyetje këtij dëshmitari nuk e kanë shfrytëzuar mbrojtja e Kadri Veselit dhe e Rexhep Selimit.
Në anën tjetër, avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis, e ka pyetur dëshmitarin Radosheviq, kur ka dëgjuar për klientin e tij dhe a e ka takuar ndonjëherë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Lidhur me pyetjet e tij, dëshmitari ka thënë se nuk është takuar asnjëherë me Jakup Krasniqin dhe për të ka dëgjuar nga mediet.
Pyetje shtesë për dëshmitarin Radosheviq kanë pasur Prokuroria dhe avokati i Thaçit, Kehoe.
Prokuroria edhe një herë është interesuar për rrugën që kanë kaluar dy të ndaluarit nga UÇK, nga momenti i ndalimit deri te transferimi në Shalë dhe për trajtimin që ua kanë bërë gjatë rrugës.
Ndërsa, avokati Kehoe e pyeti dëshmitarin edhe një herë sot se a ka pasur njohuri për veprimtaritë kriminale të ish-kolegut të tij nga Tanjugu, Vladimir Dobriciq, para se të vinte për të dëshmuar, pasi sipas avokatit Kehoe dëshmitari e ka dërguar te Zyra e Prokurorit të Specializuar një foto-ekran të një emisioni ku thuhej se mbrojtja e Thaçit ka gjetur material që dëshmon se Dobriciq ka qenë i inkriminuar në krime në luftën e Bosnjës dhe Kroacisë.
Dëshmitari Radosheviq edhe këtë herë e mohoi se ka pasur njohuri me të kaluarën e ish-kolegut Dobriciq.
Pyetje për dëshmitarin kanë pasur edhe gjyqtarët e trupit gjykues, Guénawl Mettraux dhe Christoph Barthe.
Ata e pyetën dëshmitarin lidhur me disa përgjigje të dhëna gjatë dëshmisë së tij lidhur me ndalimin e tij, vendet ku ka qëndruar gjatë ndalimit, personat që e kanë ndaluar dhe për trajtimin e tij në përgjithësi gjatë ndalimit.
Dëshmia e dëshmitarit të Prokurorisë, Nebojsha Radosheviq në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka përfunduar me pyetjet shtesë të avokatit Kehoe për dëshmitarin, i cili edhe një herë e pyeti atë se a kanë pasur shenja identifikuese që janë gazetarë në veturë, në momentin e ndalimit nga UÇK-ja, ku edhe mori përgjigjen që nuk kanë pasur shenja identifikuese që janë gazetarë.
Kjo seancë punimet do t’i vazhdojë në sesionin e pasdites.
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...