Mbrojtja e Salih Mustafës ka pasur një polemikë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) rreth dëshmitarit Fatmir Humolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje të Kuvendit të Kosovës.
Mbrojtja ka pretenduar se dëshmitari ka qenë në listën e tyre të dëshmitarëve, e prokuroria ua ka marrë këtë dëshmitar.
Avokati i Mustafës, Julius Von Bone, ka deklaruar se në prill të vitit që shkoi dëshmitari është paraqitur nga ekipi i mbrojtjes si dëshmitar i mbrojtjes dhe nuk u pëlqen sjellja e prokurorisë që u ka marrë dëshmitarin mbrojtjes.
“Nuk është sjellje e mirë dhe nuk kemi dhënë pëlqim për këtë. Prandaj, do të donim shumë të dinim duke qenë se po afrohen edhe afatet, cila do të jetë pasoja e kësaj për çdo angazhim në të ardhmen sepse ne parashikojmë që ekziston mundësia që kjo mund të ndodh sërish dhe do të donim të dinim çfarë këndvështrimi mban trupi gjykues për këtë çështje”, ka thënë ai.
Avokati Von Bone shtoi se mbrojtja ka intervistuar Humollin dhe kanë dhënë njoftim atëherë sa i takon alibisë nga mbrojtja dhe mendojnë se nga kjo perspektivë nuk është një mënyrë e mirë nga ana e prokurorisë duke ua marrë dëshmitarin e mbrojtjes dhe duke e futur në dëshmitar të prokurorisë.
Rreth kësaj çështje, foli edhe kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt Foglia, e cila kërkoi nga avokati t’i tregoj me saktësi çka do të thotë me pyetjen se cilat janë pasojat për të ardhmen.
“Kjo çështje gjyqësore nuk është e izoluar, është krejt e pazakontë që prokurori të marrë një dëshmitar të mbrojtjes. Nuk e dimë cila do të jetë pasoja e këtij fakti, nuk besojmë se kjo është mënyra e duhur se si duhet të sillet prokuroria. Deshëm që të siguroheshim që trupi gjykues të jetë në dijeni të këtij problemi dhe tu bëjnë me dije që nuk jemi në pajtim me këtë sjellje dhe duam të dimë cili është mendimi i trupit gjykues”, u shpreh avokati mbrojtës i Mustafës.
Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt Foglia tha se gjithçka që ka të bëj me dëshmitarët që mbrojtja do të thërras për paraqitjen e provave nga mbrojtja do të diskutohet në konferencën përgatitore të mbrojtjes, andaj këtë temë tha se do ta linte për atë moment.
“Dhe ne jemi në dijeni që ky ishte dëshmitar i mbrojtjes dhe vazhdon të jetë dëshmitar i mbrojtjes. Nuk do të doja të thosha shumë për këtë, do ta shtyjmë për më vonë këtë diskutim në konferencën përgatitore të mbrojtjes”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, prokurori i Zyrës së Specializuar, Cezary Mihailzcuk dha disa sqarime rreth kësaj cështje.
“Sa për sqarim, mbrojtja ka rënë dakord që ky dëshmitar të intervistohet nga ZPS para se ta bënim këtë diskutim, kemi qenë në kontakt me avokatin e mbrojtjes, ai tha se s’ka problem që ZPS ta intervistoj dhe ne ramë dakord. ZPS ka kryer këtë intervistë duke respektuar ligjin dhe rregulloren, e kemi regjistruar intervistën me audio dhe video dhe ja kemi nxjerrë trupit gjykues dhe mbrojtjes”, ka thënë ai.
Sipas tij, dëshmitari që nga 13 korrik 2021 është përfshirë në listën e ZPS-së dhe rregullisht kanë vënë emrin e tij, si me 23 nëntor si dëshmitar që e kanë propozuar në seancat e ardhshme.
Fatmir Humolli po dëgjohet në cilësinë e dëshmitarit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Fatmir Humolli, po dëshmon sot në gjykimin për krime lufte që po zhvillohet ndaj Salih Mustafës në Hagë për krime lufte, shkruan arbresh.info.
Humolli është dëshmitari i fundit i thirrur nga prokuroria.
Këtë javë në këtë rast pritet të mbahen tri seanca, të martën, mërkurën dhe enjten.
Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.
“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.
Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...