Mbrojtja e Molliqajt: Presim vendimin e gjykatës, kërkesa e prokurorisë për paraburgim është e pakuptueshme

16:01 | 3 Shkurt 2022
L G

Ka përfunduar seanca për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj kreut të Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj.

Pas përfundimit të seancës, mbrojtja e Molliqajt, avokati Arbër Rexha tha se janë në pritje të vendimit të gjykatës, shkruan arbresh.info.

“Seanca për caktimin e masës së sigurisë është mbyllë. Tash presim nxjerrjen e vendimit të gjykatës”, tha ai.

Sipas mbrojtjes kërkesa dhe arsyeja për caktimin e paraburgimit është e pakuptueshme.

“Përveç që e konsiderojmë që kërkesa për caktimin e paraburgimit është e paligjshme, konsiderojmë se edhe arrestimi është bërë në mënyrë të kundërligjshme, ngase nuk janë përfillë dispozitat ligjore, të cilat janë të paraparë në Kodin e Procedurës Penale. Si rrjedhojë e kësaj janë shkel të drejtat e garantuara me Kushtetutë. Për mbrojtjen është e paqartë dhe e pakuptueshme ngase pretendohej që Molliqaj të ikë jashtë Kosovës dhe se ai ka qenë në arrati”, tha avokati Rexha.

Ndryshe, Dardan Molliqaj u arrestu të martën në mbrëmje derisa po shkonte në një emision televiziv.

Molliqaj dyshohet se të shtunën e kaluar gjatë protestës së mbajtur në Prishtinë, e cila ishte e organizuara nga PSD, ka goditur me shuplakë një zyrtarë policor i cili ishte në krye të detyrës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme