Mbrojtja e deputetëve të Vetëvendosjes është ankuar në Apel pas vendimit për vazhdim paraburgimi.
Mbrojtja e Albin Kurtit konfirmoi për KALLXO.com se ka paraqitur ankesë ankesë në Gjykatën e Apelit ndaj aktvendimit për vazhdimin e paraburgimit edhe për një muaj.
Ankesë ndaj vazhdimit të paraburgimit ka parashtruar edhe mbrojtja e deputetes Donika Kadaj-Bujupi.
Këtë e konfirmoi për KALLXO.com, avokati i saj Afrim Salihu.
Sipas ankesës së siguruar nga KALLXO.com, mbrojtja e Kadaj-Bujupit pretendon se aktvendimi për vazhdimin e paraburgimit ka qenë joligjor, sepse trupi gjykues “ka dështuar që ta dëgjojë edhe mendimin e prokurorit të shtetit siç parashihet në Kodin e Procedurës Penale”.
Gjykata e Apelit duhet të vendosë për ankesat brenda 48 orëve pas paraqitjes së tyre.
Me 27 dhjetor, trupi gjykues kishte marrë aktvendim për vazhdimin e paraburgimit edhe për një muaj ndaj Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit.
Nesër do të vazhdojë gjykimi ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ku do të dëgjohet fjala përfundimtare e prokurorisë, mbrojtjes së të akuzuarve dhe vetë të akuzuarve.
Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha pardje se po të pyetej ai, Albin Kurti do të ishte i lirë.
Nesër do të vazhdojë gjykimi ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ku do të dëgjohet fjala përfundimtare e prokurorisë, mbrojtjes së të akuzuarve dhe vetë të akuzuarve.
Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha pardje se po të pyetej ai, Albin Kurti do të ishte i lirë./kallxo.com
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...