Google ADS

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së përplasen me prokurorinë në Speciale, insistojnë t’i kenë materialet

13:45 | 16 Shkurt 2021
M. A.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur konferenca e tretë statusore në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Më të filluar kjo seancë ka pasur mospajtime mes mbrojtjes së krerëve të UÇK-së dhe Prokurorisë.

Mbrojtja e Thaçit e Veselit kanë kërkuar prova duke thënë se prokuroria po i fsheh provat për t’ua vështirësuar punën mbrojtjes.

Ata thonë se janë 127 dëshmitarë që nuk ua dinë emrat por janë me pseudonime.

E Prokuroria iu përgjigj se po bëjnë mbrojtjen e dëshmitarëve, duke përmendur kërcënimet e mundshme që iu bëhen dëshmitarëve.

Po ashtu edhe mbrojtja e Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit u pajtuan se janë të pakënaqur me mënyrën se si Prokuroria po nxjerr materialet për këtë rast gjyqësor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme