Avokatët mbrojtës të Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë apeluar vendimin e gjykatësit paraprak lidhur me mocionet e tyre, ku pretendohet për defekte në aktakuzë.
Mbrojtja e Krasniqit në parashtresën e tij, thotë se gjyqtari i procedurës paraprak i dha mbrojtjes leje për ankesë për nëntë çështje që kanë të bëjnë me dështimin e aktakuzës për të deklaruar fakte materiale me specifikë të mjaftueshme për t’i dhënë Krasniqit njoftimin e kërkuar, raporton arbresh.info
“Aktakuza dështon të deklaroj se çka saktësisht pretendohet se ka bërë Krasniqi. Pjesëmarrja e tij persona e supozuar në krime, kontributi i tij, si dhe përgjegjësia komanduese në një ndërmarrje të përbashkët kriminale (“NPK”), si dhe përgjegjësia e tij e supozuar në përputhje me mënyrat e tjera të përgjegjësisë, të gjitha mbetën qëllimisht të paqarta”, thuhet në parashtresën e mbrojtjes së Krasniqit.
Linkun për apelin e mbrojtjes mund ta gjeni KËTU
Mbrojtja mendon se gjyqtari paraprak ka gabuar kur ka konstatuar se aktakuza nuk ishte me të meta.
Sipas tij, kjo pasaktësi është paragjykuese për Krasniqit sepse pengon përgatitijen e tij dhe i lejon prokurorit të specializuar që të trajtojë rastin e tij në gjykim, pa e lajmëruar Krasniqin.
“33 Mbrojtja e Krasniqit kërkon t’i jepet urdhër ZPS-së ta ndryshojë Aktakuzën e Konfirmuar në mënyrë që t’u përgjigjet kundërshtimeve të ngritura prej Saj”, thotë mbrojtja e Krasniqit.
Ndërkaq mbrojtja e Selimit thotë se aktakuza e konfirmuar është e mangët dhe nuk përmban hollësi të mjaftueshme me faktet materiale që lidhen me provat kundër Selimit.
“Mbrojtja e Selimit parashtron se Aktakuza e Konfirmuar është e mangët sepse nuk përmban hollësi të mjaftueshme në lidhje me faktet materiale që lidhen me provat kundër z. Selimi”, thuhet në parashtresën e mbrojtjes së Selimit.
Tutje thuhet se ai ka kërkuar që Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) të ndryshojë Aktakuzën e Konfirmuar, në mënyrë që të bëhet paraqitje më konkrete e pretendimeve kundër Selimit.
“Mbrojtja e Selimit kërkon që ZPS-së t’i jepet urdhër ta ndryshojë Aktakuzën e Konfirmuar në bazë të kundërshtimeve të paraqitura në mocionin e saj paraprak, për të bërë paraqitje më konkrete të pretendimeve kundër z. Selimi”.
Ndryshe, më 9 nëntor 2020 Thaçi dhe Krasniqi u paraqitën për herë të parë para Gjykatësit të Procedurës Praprakae, Nikolas Giju, Gjatë këtyrë seancave ata u vetëdeklaruar të pafajshëm në lidhje me të gjitha pikat e aktakuzës.
Ndërsa seancat e paraqitjes së parë të Veselit dhe Selimi u mbajtën më 10 dhe 11 nëntor, të dy të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm në lidhje me të gjithat akuzat.
Në aktakuzën e konfirmuar thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes. Krimet që paraqiten në aktakuzë u kryen në disa vende në Kosovë si edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore dhe u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime. Ndër viktimat përfshihen persona që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, konkretisht: (i) serbë, romë dhe ashkalinj; (ii) katolikë; (iii) civilë për të cilët pretendohej se bashkëpunonin me autoritetet serbe ose që pretendohej se kontaktonin me serbë; (iv) shqiptarë që ishin anëtarë ose përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës ose të partive të tjera që konsideroheshin se ishin kundër UÇK-së; (v) shqiptarë që nuk iu bashkuan ose nuk përkrahnin UÇK-në; dhe (vi) individë të punësuar ose të punësuar të mëparshëm që konsideroheshin kundër UÇK-së.
Në aktakuzën e konfirmuar pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së./ArditëShkodra/arbresh.info/
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...